qepa
KEPA E RE (qepujka) DHE TË MIRAT SHËNDETËSORE

Ekspertët pëlqejnë ta quajnë kepë pranverore, sepse është karakteristike për këtë periudhë të vitit.
Shijen dhe aromën mund ta lehtësoni ashtu që e vendosni në sallata, perimet e preferuara, gjellët e ziera dhe në tavë.
Kepa e re fsheh shumë përparësi shëndetësore, ndërsa konsumimi i përditshëm mund t’ju ndihmojë te:
– Ulja e nivelit të sheqerit në gjak;
– Rregullimi i nivelit të kolesterinës;
– Rregullimi i nivelit të tensionit të gjakut;
– Reduktimi i rrezikut nga krijimi i kancerit, veçanërisht kanceri i zorrës së trashë;
– Lehtësimi i inflamacioneve kronike në trup;
– Reduktimi i radikaleve të lira.
Kompozimet të cilat janë përgjegjëse për aromën dhe shijen e pakëndshme po ashtu janë përgjegjëse edhe për veçoritë shëruese të kepës.
Kuercetina është përbërësi më i njohur i kepës dhe ka veçori të fuqishme antiinflamatore. Është burim i mirë i tiaminës, vitaminës B6, acidit folik, magnezit, fosforit dhe zinkut. Është burim i shkëlqyeshëm i fibrave dietale, vitaminës A, e, K, riboflavineve, kalciumit, hekurit, kaliumit dhe manganit.

Check Also

Pervec bananes edhe levoren e saj mund ta perdoreni per trajtim

Bananja Përdorni anën e brendshme të bananes për të “vizlluar” gjethet e luleve të shtëpis…