12289551_1538994813057446_710658697982541509_n

Atij donin që t’ia shuajnë shpresat për jetë. Ndaj dhe në marrëveshje me mjekun, e gënjyen se dhimbjet të cilat i paraqiten në stomak nuk do t’i zgjasin edhe shumë kohë, pasi ai vuan nga një sëmundje e pashërueshme me emrin: kancer! Dhe se maksimum deri në një vit do ketë jetë.

“Ou!” – tha ai “pasi ashtu, atëherë, të lë të paktën vepra për vetën, gruan dhe fëmijët e mi! Se më duket se s’kam lënë gjë!”

Afrimi i rremë i vdekjes atij ia dhezi ambicjet edhe më shumë, pasi vdekjen e konsideroj një shtytës e jo vrasës të tij, një transfer bote e jo zhdukje! Ç’bëri? Flente mjaftë pakëz! Vetëm shkruante. I shkruajti gjashtë romane. Sepse sinqeriteti dhe ndjenjat ishin në kulminacionin e tyre, pak para ndarjes nga bota! Jo vetëm kaq, por shkruajti edhe 40 libra të tjerë me këshilla për jetën, të cilat shpërndaheshin, shiteshin, bleheshin dhe lexoheshin me të madhe. Fama iu shtua, e iu shtua. Ftohej nëpër emisione. Me titull: “Këshillat e një njeriut para vdekjes!” oreksi për jetë iu shtua edhe më, po edhe për ushqim, ai nuk po dobësohej por po trashej! Ziliqarët e tij kur e panë se ç’bënë, se ky kishte marrë hovë edhe më shumë, e ua digjte shpirtërat, vendosën t’i tregojnë të vërtetën.

– “Kemi bërë humor me ty, nuk ke kancer. Hahaha!”

– “Vërtetë?!! Vërtetë s’kam kancer dhe se jeni tallur me mua?! Do të thotë që unë do jetojë e nuk do vdes edhe një muajë?!!”

– “Po, ashtu! Do jetosh. Ishte thjeshtë shaka viti!” – i thanë!

– “Atëherë meqë do jetokam edhe më, do të prodhojë shumëfishin e saj që kam bërë deri më tani, ndërkohë që isha i mashtruar nga ju, e kuptova vlerën dhe çmimin e jetës!”

Ziliqarët dhe armiqtë gjithmonë të ndihmojnë, por ja që ata s’e dinë këtë. Do luftohesh – pse je!

Përktheu: Agron Islami

Share

Check Also

Mendimet e shëndosha çojnë në veprime të drejta dhe të shëndosha

Dijetari i madh Ibn Kajjim el- Xheuzijje, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij El-Fawa’id,…