Katër ushqimet më të mira të muajit mars

1. Qepa e re
Qepa e re ka shije më të butë se e “vjetra”, por ajo është e mbushur plot me antioksidues, e për këtë arsye është e rëndësishme në parandalimin e kancerit. Në mënyrë që ta shfrytëzoni maksimalisht, ia shtoni dy lugë me qepë të reja të prera, një shujtë në ditë, por lirisht mund të konsumoni edhe më shumë. Kombinohet mirë me lloje të ndryshme të sallatave.
2. Rrepa
Edhe pse rrepa mund të gjendet relativisht lehtë në tregjet tona, shumë njerëz nuk e konsumojnë, sepse nuk dinë si ta përgatisin atë. Ky është një mëkat i vërtetë për shkak se në aspektin ushqyes ajo i bën konkurrencë të fortë lakrës dhe bronkolit. Është e pasur me kalium, fibra dhe vitaminë C, si dhe me antioksidues. Pjesa e gjelbër mbi tokë mund të konsumohet gjithashtu duke bërë sallatë me të. Mund t’i provoni edhe të pjekura ose të grira në formë të sallatës, të cilën mund ta përgatisni njëjtë si sallatën me karota.
3. Rrepka
Kjo anëtare e shijshme e familjes së lakrave është e pasur me fibra, vitaminë C, folate dhe kalium. Përmban shumë pak kalori, pra është ushqim i shkëlqyeshëm për pastrim pranveror të organizmit. Bëjeni një sallatë me rrepka ose thjesht konsumoni ato në vend të çipsave derisa jeni duke shikuar televizorin.
4. Sallata
Gjethet e sallatës kanë pak kalori, vetëm 15 në 100 gramë. Megjithatë, ato janë të mbushura me vitamina, sidomos me vitaminë A dhe beta karotinë. Gjithashtu, është burim i rëndësishëm i vitaminës K dhe folateve, hekurit, magnezit dhe kaliumit.
Sallata e re është pjesë e pashmangshme e garniturës për gjella kryesore dhe nganjëherë mjafton që të spërkatet me vaj ulliri dhe lëng limoni, në mënyrë që ta ekuilibrojë ushqimin.

Check Also

Pervec bananes edhe levoren e saj mund ta perdoreni per trajtim

Bananja Përdorni anën e brendshme të bananes për të “vizlluar” gjethet e luleve të shtëpis…