Karakteri aktiv dhe pasiv i ndjenjave

Ndjenjat kanë karakterin e tyre aktiv dhe pasiv. Ky karakter duket në veprimtarinë e njerëzve. Ndjenjat, që e nxisin njeriun për punë, që e bëjnë të gjallë, entuziast dhe e aktivizojnë në veprimtarinë e tij, i quajmë ndjenja aktive. Zakonisht ndjenjat aktive janë gëzimi, dashuria, optimizmi, entuziazmi etj.
Ndërsa ndjenjat që e bëjnë njeriun e plogët, që e ulin aktivitetin e tij dhe e çmobilizojnë, quhen ndje nja pasive. Zakonisht ndjenjat pasive janë frika, dëshpërimi, mërzia, pesimizmi etj. Ndodh që e njejta ndjenjë të jetë aktive dhe pasive, sipas rastit dhe njerëzve të ndryshëm. P.sh. ndjenja e frikës mund të frenojë veprimtarinë e njeriut, por edhe mund të mobilizojë të gjitha forcat kundër situatës së vështirë apo rrezikut që i kanoset njeriut. Po kështu edhe gëzimi ka raste që shkakton rrjedhje forcash, etj, për aktivitet, por ka raste të tjera, kur kemi të bëjmë me një gëzim të qetë, që shkakton një farë plogështie etj.

Check Also

Si të kuptoni gjendjen psikologjike të fëmijëve nëpërmjet vizatimit

Voltiza Duro – Vizatimi si një instrument matës është i vlefshëm në çdo moshë, por përdori…