Një hulumtim në Gjermani ka treguar se kantarioni është efikas për forma të rënda dhe të ndryshme të depresionit. Sipas doktorit Klaus Linde nga Universiteti i Munihut, ky përfundim ka ardhur si rezultat i krahasimit të efekteve të kantarionit në 5.500 pacientë që vuanin nga depresioni i rëndë.

 

Kantarion jo vetëm që është treguar më i efektshëm sesa placebo, por gjithashtu aq i efektshëm sa anti-depresivët të cilët përdoren në shërimin e depresioneve të rënda, shkruan Telegraf.

 

Kantarioni ka shumë më pak efekte sekondare sesa ilaçet, të cilat zakonisht përshkruhen kundër depresionit, kanë theksuar autorët e hulumtimit.

 

Në Gjermani kantarioni rregullisht u rekomandohet të sëmurëve nga depresioni.

Check Also

Ju këshilloj ta përdorni këtë temjan indian, pasi ai ka ilaç kurues për shtatë sëmundje

Umm Kajs bint Mihsan r.a. tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin a.s. të thotë: “Ju kësh…