“Jetimat e Ballkanit” nuk ndalen, ndërtojnë 5 shtëpi në Komunën e Hanit të Elezit

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, priti në takim pune humanistin e njohur Halil Kastrati.

Vizita e Kastratit në Komunën e Hanit të Elezit shënon edhe fillimin e bashkëpunimit me Shoqatën Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” e cila u formalizua edhe me “Marrëveshje Bashkëpunimi dhe Bashkëfinancimi”.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar nga Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” përfaqësuar nga Berat Kabashi , Drejtor i Përgjithshëm dhe Komunës së Hanit të Elezit përfaqësuar nga Kryetari Rufki Suma, parashihet ndërtimi i 5 shtëpive në vitin 2019 për familjet në nevojë në kushte të rënda ekonomike sipas formës ‘çelësat në dorë’.

Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” në mënyrë vullnetare të pavarur dhe vullnet të plotë obligohet dhe zotohet për sigurimin e materialit për ndërtimin e shtëpive.

Komuna e Hanit të Elezit sipas marrëveshjes do të participojë me së paku 1000 euro për secilën nga këto shtëpi.

Palët u pajtuan që të themelojnë edhe bordin e përbashkët për përzgjedhjen e familjeve të cilat do t’i plotësojnë kushtet për të përfituar nga kjo marrëveshje.

Kryetari i Komunës Rufki Suma në emër personal dhe në emër të banorëve të Komunës së Hanit të Elezit falënderoi humanistin Halil Kastrati, përkatësisht angazhimin e Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” për të ndihmuar edhe komunën e Hanit të Elezit me këtë projekt bamirësie.

Kujtojmë së humanisti Kastrati, ditë më parë, njoftoi se për nder të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt, do të dhurojë 17 çelësa të shtëpive e banesave për familjet në nevojë./RTV Pendimi

 

Check Also

Halil Kastratit i bëhet ftesë për kyqjen në partitë politike , ja cka thotë ai

Të nderuar qytetarë, ditëve të fundit jam kontaktuar nga shumë gazetarë si dhe kam pranuar…