Policia ka ngritur padi penale kundër 20 personave për spiunazh, shoqërim penal, keqpërdorim të autoritetit dhe pushtetit, shantazhe dhe kërcënim.

jankullovska

Në konferencën për shtyp e cila përfundoi më parë, Ministrja e punëve të brendshme, Gordana Jankulloska, zbuloi se grupi i organizuar ka filluar me punën që nga viti 2005, kur i dyshuari i parë Marjan Efremov, është shkarkuar nga Agjencia e zbulimit dhe ka vendosur ta formojë shoqërinë penale.

Ai është shoqëruar me të dyshuarin e dytë dhe të tretë të cilët janë të punësuar në Agjencinë e zbulimit dhe me dy të tjerë që punojnë në institucionet shtetërore kanë filluar me aktivitetet kriminale kundër shtetit.

“Pesë prej tyre kanë punuar për shërbimet e huaja të zbulimit, kanë mbledhur informacione në mënyrë ilegale dhe i kanë shitur, që kanë të bëjnë me institucionet e sigurimit, gjendjen politike në vend, zgjedhjet, rreziqe të caktuara, emra të personale të cilët kanë udhëhequr procese të caktuara, detale për ato persona, informacione të klasifikimit për institucionet fetare dhe strukturat e tyre radikale”, deklaroi ministrja, Gordana Jankulloska.

Check Also

Muhamed Tahiri, i riu nga Shkupi që din 9 gjuhë dhe studion Lindjen e Mesme

Muhamed Tahiri, i riu nga Shkupi që din 9 gjuhë dhe studion Lindjen e Mesme   …