Namazi i natës ndalon sëmundjen e rritjes së tensionit nervor, pasi disa lëvizje të thjeshta gjatë namazit të natës ndikojnë në shërimin e kësaj sëmundjeje. Namazi i natës ndalon sëmundjen e tri xhlisirsateve (e cila është një lloj yndyre e cila ka mundësi të rritët në sasi të madhe, posaçërisht pas ngrënies së tepërt të darkës), që mund të shkaktojë sëmundjen e venave të zemrës, matufllëkun si dhe largon sëmundjen e brengave dhe mërzisë.

Po ashtu pakëson sëmundjen e tingëllimit të veshëve, shkaqet e së cilës janë ende të pazbuluara. Po ashtu, namazi i natës e pakëson shkakun e ndalimit të zemrës dhe ndalon vdekjen e papritur.

Namazi i natës aktivizon funksionet e ndryshme të trurit: me leximin dhe përsëritjen e Kuranit, me meditimin në ajetet e tij si dhe me përkujtimin e duave të ndryshme nga Kurani e Suneti, që largojnë sëmundjen:

“Allahu është mbrojtësi më i mirë dhe Ai është mëshirues i mëshiruesve!”

”O Zoti ynë, na fal e na mëshiro, na jep shëndet e jetë të gjatë! Na ndihmo që sa më shumë të të adhurojmë e të të falënderojmë! Na bëj që t’i trashëgojmë gjymtyrët tona e që me to Ty të të adhurojmë e mos bëj që ato të na trashëgojnë ne e të mos kemi dobi prej tyre!”

Check Also

Ja si pregatitet telbina (pergatitja),telbina largon merzine , pikellimin e hidherimin !

  Trasmetohet nga Aishe radiAllahu anhe se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem k…