Shejh Abd al-Mexhid Ez-Zindani, sekretari i parë i Institutit për arritjet shkencore, i është përkushtuar diskutimeve shkencore me ekspertët kryesorë nga fushat e ndryshme shkencore, për të dëshmuar se Kur’ani dhe hadithi i kanë parakaluar faktet shkencore për botën dhe njeriun.

Ky është njëri prej diskutimeve të mbajtura në një takim shkencor me profesorin e mirënjohur Nilson, ligjerues i njohur britanik në fushën e parazitologjisë. Pjesëmarrjes në diskutim ishin edhe prof. Muhammed Jusuf Sekr dhe dr. Muhammed Sadik Arefe nga univerziteti “Mbreti Abdu-l-Aziz” në Xhide. Në këtë numër të revistës “El-’idzazu-l-’ilmi” do të përcjellim një pjesë të diskutimit i cili ka të bëjë me mbrojtjen e parazitëve dhe të mikrobeve, përmes së cilit do të shohim qartë që tekstet e hadithit i kanë tejkaluar hulumtimet e konfirmuara në këtë fushë.

Shejh Ez-Zindani: Ekziston diçka tjetër, bëhet fjalë për qenin dhe macen, kafshë që jetojnë me njerëzit. Nga mësimet e Pejgamberit, salallahu alejhi ve sel-lem, ne mund të shohim se ai ka ndaluar hyrjen e qenit në shtëpi dhe t’i përdorim të gjtha gjërat pas qenit, por në anën tjetër, ka lejuar përdorimin e ujit që e ka pirë macja. Kështu, dallimi mes këtyre dy gjërave është mjaft i qartë. Ju, nga aspekti medicinal, keni shpjeguar sëmundjet që ndodhin si pasojë e kësaj, e askush në kohën e Pejgamberit, salallahu alejhi ve sel-lem, nuk e ka ditur këtë dallim, prandaj duam të dimë, nga pikëpamja historike, nëse diku është përmendur dallimin në mes qenit dhe maces?

Dr Nilson: Sëmundjet e transmetuara nga qentë apo macet nuk janë njohur më parë, vetëmse në njëqind vitet e fundit. Sëmundja e vetme e cila është njohur ishte tërbimi i qenit. Kjo është e vetmja sëmundje që është njohur njëqind vjet më parë.

Shejh Ez-Zindani: Sëmundja e tërbimit a transmetohet nga të gjithë qentë?

Dr Nilson: Po, madje të gjitha kafshët grabitqare e bartin këtë sëmundje.

Shejh Ez-Zindani: Gjatë historisë a ekziston ndonjë dallim në trajtimin e njeriut mes këto dy lloje të kafshëve? Ose, më mirë të themi, a ekzistojnë mësime historike ose mjekësore për të cilat ju keni dëgjuar që bëjnë dallimin ndërmjet tyre ose e inkurajojnë njeriun që të qëndroj larg qenit, ndërsa kur janë në pyetje macet, e konsiderojnë të lejueshme?

Dr Nilson: Jo, këtë thënje të Profetit Muhamed askush nuk e ka përmendur.

Shejh Ez-Zindani: Sot, nga ana mjekësore, i kemi të njohura simptomet (shkaqet) e sëmundjes. A janë njohur këto shkaqe në atë kohë? Apo sëmundjet që shkaktohen nga qentë?

Dr Nilson: Jo

Shejh Ez-Zindani: Atëherë, si e interpretoni ju këtë?

Dr Nilson: Nuk e di sigurisht. Thuhet se njeriu e ka zbutur qenin 10.000 vjetë më parë. Në thelb, ai e ka zbutur për ta mbrojtur nga ujqit, kështu që qeni vazhdimisht ka qenë me njeriun, pavarësisht nëse kjo kishte lidhje me gjuetinë apo jo. Bile, disa njerëz janë mësuar të flejnë me qenin, për t’u ngrohur. Nuk mendoj se njeriu e ka mbajtur qenin larg shtëpisë, duke e ndaluar atë të hyjë në shtëpi para Profetit Muhamed.

Shejh Ez-Zindani: Pejgamberi, sallallahu alejhi ve sellem, thotë se kjo i ka ardhur përmes shpalljes.

Dr Nilson: Unë mendoj se ne duhet ta pranojnë të Dërguarin të cilit i ka ardhur shpallja nga Zoti, por shpallja u ka ardhur edhe të dërguarve tjerë, ku janë përmendur disa sëmundje tjera. Profeti Muhamed ka thënë të mos hahet mishi i derrit, por edhe Moisiut (Musait) i erdhi shpallja përmes së cilës ndalohet ngrënia e mishit të derrit apo prekja e coftinës. Prandaj, disa prej këtyre njohurive kthehen në periudhën e njohjes së ekzistencës së një Zoti të vetëm.

Shaikh Ez-Zindan: Ne e besojmë këtë, sepse të gjithë pejgamberët i ka dërguar Allahu i Madhërueshëm, por jemi të kujdesshëm se çfarë transmetohet nga ata, sepse këtu ka pasur edhe ndryshime.

Dr Nilson: Po.

(Marrë nga revista “El-’idzazu-l-’ilmi”, nr 7., xhumade-l-ula, 1421 h, f. 22-26)

Check Also

Sfidat përmirësojnë inteligjencën

Inteligjenca është diçka e pandryshueshme, një karakteristikë me të cilën ne vijmë në botë…