Interesat

Në procesin e jetës, njeriu zgjeron çdo ditë kontaktin me botën që e rrethon, depërton në thelbin e sendeve dhe fenomeneve dhe përcakton se cilat prej tyre kanë rëndësi për jetën. Fill pas përcaktimit të kësaj rëndësie që kanë sendet dhe fenomenet e veçanta, njeriu e drejton vetëdijen mbi to, përpiqet t’i mbajë gjithmonë në fushën e vëzhgimit dhe t’i njohë më thellë ato. Drejtimi dhe përqëndrimi i vazhdueshëm i vetëdijes së njeriut mbi objektet, fenomenet ose mbi fusha të caktuara të veprimtarisë së tij, me qëllim që t’i njohë ato më thellë, quhet interes. Interesat kanë lidhje të ngushta me nevojat, prirjet, ndjenjat dhe vëmendjen, por kanë edhe disa karakteristike, që i dallojnë prej tyre dhe prej fenomeneve të tjera psikike.
Interesat e drejtojnë vëmendjen, perceptimin, kujtesën, dhe të menduarit e njeriut mbi objektet dhe e nxisin atë për veprimtari. Kur njeriu punon me interes e ka më lehtë dhe është më prodhues në punë. Interesat për punë, për lëndë të veçanta mësimore, për artet, shkencën dhe teknikën, e nxisin njeriun për veprimtari dhe në këtë mënyrë pregatisin kushtet për kalimin nga interesat në prirjet. Ndryshimi ndërmjet interesave dhe prirjeve qëndron në faktin se, ndërsa interesat e nxisin njeriun t’i njohë më thellë objektet, prirjet e nxisin atë për t’u marrë vetë me veprimtari. Kështu p.sh. një njeri ka interes për letërsinë dhe ai e ndjek me interes një bisedë ku flitet për të ose e lexon me interes një gazetë ose revistë letrare, por nëse nuk ndjen nevojë për t’u marrë vetë me veprimtari letrare nuk mund të themi se ai ka prirje për letërsi. Interesat ndryshojnë edhe prej vëmendjes. Kemi thënë se me vëmendje kuptojmë të drejtuarit dhe të përqëndruarit e vetëdijes sonë në një ose disa objekte apo fenomene, ndërsa me interes kuptojmë nevojën që ndjejmë për ta drejtuar vetëdijen tonë më tepër në një objekt ose veprimtari se sa në një tjetër.
Interesat kanë lidhje të ngushtë me ndjenjat dhe emocionet.

Check Also

Sulltan Abdulhamid – miku i madh i shqiptarëve!

Sulltan Abdulhamid – miku i madh i shqiptarëve! Sulltan Abdulhamidi inicoi dhe përkr…