Sipas tezave zyrtare Luigi Tenco kreu vetëvrasje në një hotel në Sanremo, në natën ndërmjet 26 dhe 27 janarit të vitit 1967, kohë kur po zhvillohej festivali. Vdekja e këngëtarit shkaktoi trazira për muzikën dhe për shoqërinë italiane. U fol për depresionin e tij dhe për marrëdhënien me Dalidën. Hipotezat në lidhje me vdekjen e tij janë se hetimet nuk vazhduan në mënyrë normale. Sa prej njerëzve të njohur i dhanë fund jetës? Megji-thëse i patën të gjitha, prapëseprapë përjetuan depresion dhe rënie të lartë shpirtërore! Sipas psikanalizës, çdonjëri në veten e tij ka një instikt, i cili quhet instikti vetëvrasës, por njeriu nuk i nënshtrohet këtij instikti, vetëm atëherë kur nuk ka ku të gjejë ngushëllim për dhimbjen e madhe të shpirtit dhe përfundimisht ia merr jetën vetes! Po t’i ishin nënshtruar fesë dhe po të ishin gjunjëzuar përpara Zotit, ata pa asnjë dyshim se do të kishin gjetur shpëtimin dhe çlirimin!

Check Also

Fëmijet në pikëpamjen e prindërve

Fëmijet në pikëpamjen e prindërve: Nëna të puthë kur të sheh. Babai të do pa të parë. Nëna…