imamet turq
Imamët turq do të luajnë një ndeshje futbolli me priftërinjtë bullgarë javën e ardhshme. Loja do të zhvillohet në Edirne – qytetin më të afërt në kufirin bullgaro – turk. Kjo ndeshje ka për qëllim të nxisë unitetin në mes besimeve.

Mahmut Eroglu, kreu i Unionit turk për çështjet fetare (Diyanet – Sen), tha se imamët kanë kanë për qëllim që të japin mesazhe paqeje, prandaj ishin të interesuar për këtë lojë.

Eroglu tha gjithashtu se ky projekt do të kontribuojë për përhapjen e tolerancës ndërmjet feve. Lojëra të tilla do të organizohen edhe në të ardhmen në Bullgari dhe Greqi.

Check Also

Stambolli, metropoli më i sigurt në botë

Stambolli, metropoli më i sigurt në botë Sipas mesatares së krimeve Stambolli është qyteti…