Imagjinata dhe veprimtaria e saj

Imagjinata luan një rol të rëndësishëm në pasqyrimin e botës reale në vetëdijen tonë. Ajo ka rëndësi të gjithanshme në veprimtarinë e njeriut për njohjen dhe shndërrimin e botës. Imagjinata na zgjeron horizontin e dijeve, duke hapur “dritare” të shumta për të njohur zhvillimin e botës njerëzore që nga zanafilla e saj.
Me anë të saj të njihemi më mirë me të kaluarën tonë, të zgjerojmë tablonë e sotme dhe të ndërtojmë përfytyrime të së ardhmes sonë.
Ku më pak e ku më shumë, imagjinata i ushqen njerëzit e të gjitha fushave dhe sferave të veprimatarisë njerëzore por në mënyrë të veçantë ajo i shërben artistëve dhe shkrimëtarëve në punët e tyre krijuese. Por, megjithatë ajo nuk është “pronë” vetëm e tyre por ajo i shërben edhe zhvillimit teknologjik dhe shkencor.
Imagjinata ka lidhje edhe me procese të tjera psikike, sidomos me ndjenjat. Ajo shpesh herë ndikon tek njeriu duke i sjellë entuziazëm dhe zell të dobishëm, P.sh. fjalët artistike të mësuesit të letërsisë i japin krah imagjinatës së nxënësve, që bëhet për ta burim ndjenjash dhe emocionesh.
Fantazia e lindur nga fjalët dhe veprat e dobishme, i shërben njeriut për ta motivuar të jetë këmbëngulës, t’i kalojë pengesat e ndryshme dhe e nxit atë për të arritur qëllime të dobishme. Pra, fantazia në këto raste lidhet me vullnetin.

Share

Check Also

Fëmijet në pikëpamjen e prindërve

Fëmijet në pikëpamjen e prindërve: Nëna të puthë kur të sheh. Babai të do pa të parë. Nëna…