kuraniIlaçet shpirtërore janë antipodë të vërtetë kundër magjisë dhe magjepsjes, sepse e vërteta është armik i përbetuar i gënjeshtrës. Në të vërtetë asgjë nuk mund t’i luftojë dhe t’i neutralizojë pasojat e këqija dhe të vazhdojë ta mposhtë edhe më tej shpirtligësinë dhe zvetënimin e shejtanëve të pafe më mirë se feja e individëve të caktuar dhe afërsia me Zotin. Kjo është mjekësia shpirtërore së cilës nuk mund t’i kundërvihet asnjë sëmundje, është helmetë dhe mburojë nëpër të cilën nuk mund të kalojë askush; është besimi i fituar, të cilin luftëtari duhet ta mbartë gjithmonë në vete dhe për vete.
Për t’iu kundërvënë këtyre shpirtrave të shpifur, individi duhet të koncentrohet fuqimisht në Rrugën e vërtetë. Individi duhet të marrë dituri të qartë të njerëzve të urtë dhe të përfundojë punën e stërvitjes së luftëtarëve. Ashtu sikurse dy ushtri që luftojnë mes veti, secila prej tyre duhet të jetë e përgatitur dhe e pajisur mirë, por vetëm njëra do të fitojë, kurse tjetra do të pësojë disfatë. Sikur kjo, zemra e besimtarit duhet të mbushet me dritën e All-llahut të gjithëfuqishëm, të ngopur me mendime të thella dhe e përgatitur me diturinë e Ushqyesit të vet. Trupi, mendja dhe shpirti i tij, me sinqeritet dhe vendosmëri, duhet të ngjiten nëpër shkallët që ngriten në lartësi. Suksesi i stërvitjes së tyre do të përcaktojë rehatinë me të cilën ai i mbisundon përpjekjet e veta. Gjuha e tij duhet t’i shqiptojë fjalët të cilat qenësia e tij më e thellë i njeh dhe ia shpjegon gjatë rrugës. Shenja të tillë të qartë gjatë rrugës janë udhërrëfyes i tij në tejkalimin e pengesave dhe mundësive që të bëhet viktimë dhe t’u lutet shejtanëve.
Sikurse sytë që janë dritare që e përçojnë dritën në trup, e cila pastaj e transformon në përbërës fuqizues, ngjashëm me të dhikri do të mprehë dëgjimin dhe shikimin dhe do të rigjallërojë aftësitë. Në të vërtetë vetëm një njohuri e tillë në zemrën e ndonjërit mund të zhdavaritë errësirën e mendjes së fjetur dhe do t’i ndihmojë individit për të tejkaluar humbjen e sigurt dhe të përhershme.
Njohja e këtyre atributeve do t’i ngrisë velat e misterit dhe do t’ia bëjë të mundur individit që të shohë dhe t’i provojë shenjat e qartë të Zotit të tij. Këto janë shtyllat që çojnë në rrugën e All-llahut; Ai i ka ngritur në rrafsh që njerëzit t’i shohin më mirë. Nga ana tjetër, shejtanët e shpifur dhe të mallkuar e kanë shpikur dhe organizuar luftën e egër, i cili është i drejtuar të nxitë të tjerët që njerëzit e painformuar, të pafajshëm dhe të dobët të kuptojnë shtrembër. Një luftë e tillë mashtruese i ka ngatërruar dhe mashtruar shumë njerëz gjatë historisë. Vetëm ata që janë të stërvitur mirë, më të ndershmit dhe më të sinqertët do të jenë në gjendje të ikin dhe ta fitojnë luftën.
Në të vërtetë urdhri i unitetit të All-llahut në shpalljen e Tij dhe pushteti suprem i takojnë vetëm Atij; të deleguarit e Tij të bekuar përbëjnë një vëllazëri, ndërsa thirrja dhe paralajmërimi i All-llahut i janë dërguar tërë botës. As Nemrudi, as faraoni nuk kanë qenë në gjendje t’i dalin përballë, dhe askush tjetër nuk do të jetë në gjendje për të penguar vendimin e Tij dhe, përfundimisht, do të provojë se Vullneti i Tij është ai që triumfon. Këtë e dinë edhe shejtanët. Sa çudi! Rasti i tyre ngjan me të atij që është sëmurë nga sëmundja e murtajës dhe u ka lakmi njerëzve të tjerë për shëndetin e tyre të mirë dhe dëshiron që ta ndajë të keqen me çdo njeri. Për ta bërë këtë, do të vërë maskën për t’i mashtruar njerëzit, edhe pse e di se kontakti i tij i vetëm me ata do të përhapë sëmundjen e tij infektuese dhe fatale. Në përputhje me këtë, i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thënë: “Kontakti shkakton shkatërrimin”.125
Mirëpo, mësimi i dhikrit, i verseteve të Kur’anit dhe kërkimi dhe lutja e pandërprerë drejtuar All-llahut për t’i udhëhequr, është ilaçi më i mirë i cili me siguri do ta mund “aktin” e keq të magjisë dhe do të çajë rrejtin e tij. Në të vërtetë magjia dhe namatisja mund të veprojnë mjaft keq vetëm tek zemrat e ndieshme,126 tek njerëzit e shqetësuar emocionalisht, tek ata që nuk kanë njohuri dhe tek ata që i kërkojnë kufijtë e pasioneve. Këta lloj njerëzish do ta konsiderojnë të rëndë ikjen nga dominimi i pasioneve të veta, ndërsa detyrë e zotërinjve të tyre të këqij është që ta ruajnë fort pushtetin mbi ta dhe t’i joshin deri në vdekje.
Gratë, të rinjtë, të paditurit dhe banorët e xhunglës janë kategori e përgjithshme e viktimave të atilla. Ndër kategori të shumta, hyjnë edhe besimtarët që nuk i binden urdhrit të Zotit të tyre, që e pranojnë urdhrin e Tij dhe që heqin dorë nga ajo që e ka ndaluar Ai, dhe besimtarët që kanë pak fat në shfrytëzimin e lutjeve të tyre të rregullta, që dobitë e veprave të mira të individit do të mund t’i bënin bashkë, ta mbrojë nga kurthet dhe ta sjellë afër Zotit të tij.
Kanë thënë gjithashtu se personi i magjepsur është ai person që ndihmon që armiku i tij ta marrë kontrollin mbi vetë atë. Me fjalë të tjera, ai është i magjepsur dhe ai është person që kënaqet dhe mahnitet me këtë. Në të vërtetë shejtanët vetëm mund të grumbullojnë një kontroll të këtillë vetëm kur të gjenjnë një person që përshtatshëm i cili mund të çorientohet lehtë dhe që është e stërngarkuar me çudira dhe me nxitjen dhe tronditjen e kohëpaskohshme dhe dëshirojnë atë që shejtanët e dëshirojnë për ata. Njerëzit e tillë e kanë të mangët fuqinë e frikës nga Zoti, forca e të cilëve mbështetet në dituri, fe dhe paradestinim. Një shpirt i tillë i frikës ndaj Zotit në qenien e njeriut është dritë që është e autorizuar që ta zhdavaritë errësirën.
I Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thënë: “Përveç nëpërmjet shpirtrave të këqij të njerëzve të tjerë, shpirtrat e këqij nuk kanë lidhje tjetër me qenien njerëzore”. Prandaj, individi duhet ta zgjedhë mjedisin e vet, të ketë kërkesa sa i përket zgjedhjes së miqve, t’i përgjigjet thirrjes së All-llahut të gjithëfuqishëm dhe të lutet për mbrojtje dhe udhëzim

Check Also

Kurora e mburojës dhe mbrojtjes

Kurora e mburojës dhe mbrojtjes Bismil-lahil-ledhi la jedur-ru me’a-ismihi shej’un fil-erd…