12308807_930802353635503_5791351492111222906_n.png

Hiqeni kolesterolin nga enët e gjakut për vetëm 40 ditë!

Shprehitë e këqija të të ushqyerit, mungesa e ushtrimeve fizike dhe stili jo i shëndetshëm i të jetuarit kontribuojnë në bllokimin e enëve tuaja të gjakut. Me siguri nuk dëshironi që kolesteroli të mblidhet në muret e enëve tuaja të gjakut. Kjo për shkak se mund të çojë deri te shtypja e lartë e gjakut, e cila mund t’ju rrezikojë që të vuani nga ndonjë sëmundje e zemrës, të pësoni sulm në zemër dhe në tru!

Është e vërtetë që mjeku gjithmonë mund t’ju rekomandojë ilaçe për ta reduktuar nivelin e kolesterolit në enët tuaja të gjakut, por konsumimi i këtyre ilaçeve nuk vjen pa efekte anësore. Disa nga to përfshijnë dhimbje të muskujve, dëmtim të mëlçisë e madje edhe ndryshime neurologjike, po efektet anësore të lidhura me konsumimin e këtyre ilaçeve shumë lehtë mund të jenë më të mëdha se dobitë. Por, zgjedhja e mënyrës natyrale për mënjanim të kolesterolit të mbledhur në arteret tuaja është një gjë më e mirë, pasi që është 100 për qind e sigurt.

Kjo mënyrë ju lejon që t’i eliminoni nivelet e tepërta të kolesterolit pa pasur nevojë që të vuani nga efektet anësore e ilaçeve për reduktim të kolesterolit. Në fakt, përzierja e thjeshtë, të cilën duhet ta konsumoni për çdo ditë ekziston për tashmë disa shekuj, si testament i ekifasitetit dhe sigurisë së saj. Për më tepër, do t’ju duhen vetëm 40 ditë për të pasur enë të gjakut të lira nga kolesteroli. Jua sjellim recetën e thjeshtë për këtë përzierje:

Përbërësit:

4 thelpinj hudhre;

4 limonë me madhësi mesatare;

3 litra ujë të distiluar.

Procedura:

1. I ndani thelpinjtë e hudhrës dhe i qëroni me kujdes. Lini anash.

2. Qitni ujë të valë në limonë për t’i shkatërruar bakteret për shkak se limonët nuk do të qërohen.

3. I preni limonët në copa të vogla.

4. I përzini deri në momentin kur e fitoni një masë të trashë.

5. Përzierjen e fituar e qitni në një kavanoz me kapacitet prej 3 litrave.

6. Mbusheni atë me ujin e distiluar. Mbylleni me kapak.

7. Lëreni kavanozin me përzierje që të qëndrojë në frigorifer për 3 ditë.

Krejt çfarë duhet të bëni pas tri ditëve është që t’i konsumoni 1 deri në 2 lugë gjelle të përzierjes pas secilës shujtë. Pas rreth një jave, mund ta rrisni dozën me disa lugë më shumë. Mbështetësit e kësaj përzierjeje pothuajse magjike thonë se mund të keni enë të gjakut pa droçka kolesteroli për vetëm 40 ditë!

Check Also

Terapia për ejakulim të hershëm (mos kenaqësi në mardhënie intime bashkshortore)

Terapia Pas sabahut njëqind herë të deklarohet: ”La ilahe il-lallahu vahdehu la sherike le…