Nje dite tek po sillej rrotull Qabes ne Meke, Hasan el-Basriu (Allahu e Meshirofte) takoi nje djale te ri i cili mbante ne shpinen e tij nje kosh.

E pyeti se cfar kishte ne ate kosh..”Nenen” iu pergjigj djali i ri dhe vazhdoi: Jemi njerez te varfer. Nena ime donte te vinte ne Qabe shume kohe me pare, por ne nuk kishim me se ti perballonim shpenzimet e udhetimit. Kete deshire te saje e dija mire. Edhe kur u plak e smund te udhetonte, Qaben nuk e hiqte nga mendja dhe cdo here e permendte, dhe syte i mbusheshin me lot.

Nuk munda ta shoh nenen ne ate gjendje, prandaj e futa ne kosh dhe e solla duke e mbajtur ne shpine prej shtepise tone ne Siri, e deri ketu.

Tani po i sillemi rrotull Qabes.

Thone se te drejtat e nenes jane shume te medha. A thua po ia laj borxhet me kete qe bera?

I Nderuari Hasan el-Basriu iu pergjigj: “Edhe sikur ta besh kete pune edhe shtatedhjete here te tjera, nuk lan as borxhin e nje shqelmi qe i ke dhene kur ke qene ne barkun e saj”

Share

Check Also

Nuk e dëgjon suren Jusuf i dëshpëruari, vetëmse qetësohet

Ibn Ata, Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Nuk e dëgjon suren Jusuf i dëshpëruari, vetë…