Sipas hulumtimit të paradokohshëm, të bëra tek njerëzit që vuajnë nga depresioni, shumica prej tyre janë ndier shumë më mirë pasi e kanë ngrënë një banane.
Banania përmban triptofan, lloj i albuminave, të cilin trupi e shndërron në serotoninë, që është e njohur për relaksimin që na e ofron, e përmirëson disponimin dhe, në përgjithësi, na bën të ndihemi të lumtur.
Harroni tabletat, hani një banane. Vitamina B6, që gjendet në banane, e rregullon nivelin e glukozës në gjak, e cila ndikon në disponimin tonë.
Bananet mund t’i përdorim gjatë gjithë vitit, nuk janë të shtrenjta, janë të shijshme, përdoren thjesht, e ç’është më e mira, lehtë treten, janë të shëndosha dhe të shkëlqyera për ngritjen e energjisë.

Share

Check Also

Pervec bananes edhe levoren e saj mund ta perdoreni per trajtim

Bananja Përdorni anën e brendshme të bananes për të “vizlluar” gjethet e luleve të shtëpis…