I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Namazi më i mirë tek Allahu është namazi i sabahut me xhemat, ditën e xhuma.”
| Sahih el Xhami |

Transmeton Ebu Seid el Hudri radiAllahu anhu se Pejgamberi ﷺ ka thënë:

“Gusuli në ditën e xhuma, është obligim për çdo musliman të rritur.”
| Muttefekun alejhi |

Transmeton Semure radiAllahu anhu se Pejgamberi ﷺ ka thënë:

“Kush merr abdes ditën e Xhuma, është e mjaftueshme dhe e bukur, ndërsa ai që pastrohet në tërësi është edhe më mirë.”
| Trimidhiu&Ebu Davudi |

Transmeton Eus ibn Eus eth-Thekafij radiAllahu anhu se Pejgamberi ﷺ ka thënë:

“Kush lan kokën e tij në ditën e Xhuma, pastaj merr gusul dhe arrin në kohë (në xhami); ecën në këmbë e jo mbi kafshën e udhëtimit, afrohet pranë imamit, dëgjon dhe nuk flet, atëherë për çdo hap që hedh ai do të ketë shpërblimin e një viti; shpërblimin e agjërimit dhe faljes së namazit (gjatë gjithë atij viti).”
| Sunen Ebi Davud Albani ka thënë se është Hadith Sahih |

I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Kush pastrohet në ditën e xhuma, parfumoset nëse ka parfum, i vësh rrobat më të mira dhe del me qetësi derisa të arrijë të xhamia, e pastaj falet nese do, pa e shqetësuar asnjërin, e pastaj kur imami të ngjitet në minber do të heshtë derisa të mos filloje namazi, do t’i falen mekatet(e vogla) midis dy xhumave.”
| Ahmedi |

I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Kush e lexon suren El-Kehf në ditën e Xhuma do të ndriçohet me nur (dritë) çdo vepër që e ka bërë mes dy xhumave”.
| Nesaiu dhe Hakimi |

I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Kush e lexon suren El-Kehf ditën e xhuma e mbulon drita prej këmbëve e deri në kupën qiellore e cila do ta ndriçojë në ditën e Gjykimit ndërsa i falen të gjitha mekatet(e vogla) midis dy xhumave.”
| Hakimi |

I Dërguari Allahut ﷺ ka thënë:

“Kur të falni (farzin) pas Xhumasë, falni katër rekate (sunnet të Xhumasë).”
| Sahihul Muslim |

Check Also

Emri “ALLAH”

Argument për këtë emër kemi fjalën e Allahut të Lartësuar: “Allahu është vetëm një Allah; …