gjembgomari_vetite_perdorimiGjembgomari (Silybi Semen):
Gjembgomari, megjithëse një bimë aspak e pëlqyeshme nga fermerët, në mjekësinë popullore është mjaft frutdhënëse. Farat e përftuara prej gjembit ndihmojnë në lehtësimin e sëmundjeve të shumta. Rezultate të shkëlqyera kjo bimë jep në sëmundjet e mëlçisë dhe tëmthit.

Farat e bimës përmbajnë një substancë të hidhur, esencë, flavona dhe amina biogjene, si dhe tiraminë histaminë, silibinë. Këta elementë kanë aftësi të përmirësojnë punën e mëlçisë. Është provuar se çaji i përftuar prej tyre është i efektshëm edhe kundër të gjitha dëmtimeve parankimatoze të mëlçisë, ku frytet jepen si mjet ndihmës krahas dietës së përshtatshme dhe kimioterapisë.

Çaji ndihmon mjaft në lehtësimin e cirozës. Këshillohet që të pihet 3 herë në ditë nga 1 gotë. Pluhuri ose çaji i përftuar prej farave të bimës rekomandohet të pihet nga të sëmurët që kanë probleme me tëmthin. Ndër kryesoret janë ato të fshikëzës së tëmthit apo gurët që shkaktojnë dhimbje.

Ky çaj rrit sasinë e lëngut të prodhuar në tëmth, si dhe ndihmon në shkrirjen e gurëve, duke eliminuar edhe dhimbjet. Çaji shërben edhe për ata që vuajnë nga gurët në veshka. Rezultate pozitive jep edhe te të sëmurët me verdhëz. Pirja e çajit të gjembgomarit do të sillte efekte të menjëhershme për shërimin e sëmundjes.

Te njerëzit që vuajnë nga sëmundje të shoqëruara me temperaturë të lartë, mjekët popullorë këshillojnë pirjen e çajit të bimës menjëherë pasi të konstatoni rritje të temperaturës. Është mirë që çaji të ëmbëlsohet me mjaltë ose sheqer sipas dëshirës. Çaji përdoret edhe në mjekimin e majasëllit dhe në zgjerimin e venave, duke ndihmuar në qarkullimin sa më të mirë të gjaku. Pjesët që shërbejnë për kurimin e sëmundjeve janë farat e thara të gjembgomarit. Gjembi është bimë e vendeve të papunuara të zonave fushore, shumë e përhapur në Shqipëri.

Bima ka gjethe me buzë të valëzuara dhe me gjemba të mprehtë, të gjelbër, të errët dhe të ndritshëm në pjesët e sipërme. Në brendësi të gjethes është i pajisur me njolla të bardha e të theksuara. Koka e lules është e pajisur me fije të shumta të kuqe purpuri. Mbështillet nga gjemba shumë të mprehtë, lulëzon në muajin qershor deri në muajin gusht. Pjesët që përdoren për të luftuar sëmundjet fitohen duke tharë kokën e gjembit, të mbledhur pak përpara pjekjes së plotë. Bima duhet tharë në vende të ngrohta e të ajrosura.

Përbërja

Farat e thara të gjembgomarit përmbajnë substanca të hidhura, esence, flavone dhe amino biogjene ( si tiraminë, histamine, silibinë) etj.

Vetitë

Ka veti të rrisë sasinë e tëmthit , të përmirësojë punën e mëlçisë, të ulë temperaturën e lartë,përdoret si koleretik, kolagoge dhe sedative në sëmundjen e të verdhit, në sëmundjen e mëlçisë e të fshikëzës së tëmthit, në gurët e tëmthit, si dhe në pezmatime të mëlçisë dhe në cirrozë. Është provuar se kjo bimë është e efekshme edhe kundër të gjitha dëmtimeve parenkimatoze të mëlçisë, ku frytet jepet si mjet ndihmës krahas dietës së përshtatshme dhe kimioterapisë. Nga jashtë përdoret për mjekimet e majasëllit, në ngërçe të venave etj.
Përgatitja
Mund të merret në formë pluhuri duke konsumuar 4-5 herë në ditë nga 1 lugë me fara të bluara.

Mund të merret në formë çaji, ku 5 gr fryte të copëtuara përvëlohen në 100-200 ml ujë që zien, mbulohet me kapak, lihet në qetësi për 15 minuta,kullohet dhe pihet. Merren 2-3 doza të tilla në ditë.

Ruajtja

Në vënde të thata këto fara ruhen deri në dy vjet
Disa këshilla

1. Për të ulur temperaturën e lartë pini një gotë me çajin e gjembgomarit.
2. Lëngu i përftuar nga farat e bimës këshillohet të pihet 3 herë në ditë.
3. Farat duhet të ruhen në vende të thata dhe e ruajnë efektin për dy vjet.
4. Pjesët kurative duhet të mblidhen pak kohë përpara pjekjes së plotë të frutit.
5. Gjembi duhet të thahet në hije dhe më pas të shkriftohet për përftimin e farave.
6. Këshillohet që lëngu të pihet tri herë në ditë, për të dhënë rezultate.

Check Also

Ju këshilloj ta përdorni këtë temjan indian, pasi ai ka ilaç kurues për shtatë sëmundje

Umm Kajs bint Mihsan r.a. tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin a.s. të thotë: “Ju kësh…