Në Tiranë, rreth 3 femra në ditë kryejnë ndërhyrje kirurgjikale për të kthyer sërish virgjërinë. Shifrat vijnë nga një artikull i Woman News Network, ku thuhet se referuar mjekëve në klinika gjinekologjike, kryesisht në Tiranë, ky është një operacion i cili zgjat vetëm 20 minuta, kushton 200 euro, dhe bëhet me anestezi lokale. Këto femra zakonisht i përkasin moshës 18 dhe 30 vjeç. Këto femra kanë vendosur ta prezantojnë veten si virgjëreshë përpara njeriut që kanë zgjedhur për tu martuar. Operacionet kryhen në fshehtësi, pasi rregullat nuk lejojnë kryerjen e një operacioni të tillë. Sipas gjinekologëve në Tiranë ky është një fenomen në rritje në 10 vitet e fundit. .

Check Also

Turqia ngre farmeceutikën e saj kombëtare për sëmundjet gjenetike

Në Qendrën e Bioteknologjisë dhe Gjenomës në Izmir do të nxirret harta gjenetike e njerëzv…