Fëmija që fantazon dhe fëmija që gënjen.

Prof. Xhasim El-mutava: “Si mund t’a dallojmë fantazinë dhe gënjeshtrën tek një fëmijë? Nëse vjen djali im i vogël dhe më rrëfen një ndodhi, si mund t’i dalloj shtesat që janë pjellë e fantazisë së tij nga gënjeshtrat?”

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: “Nuk gjendet ndonjë instrument me të cilin mund t’a dallojmë këtë, pasi bëhet fjalë për një fëmijë dhe fëmija ndryshon nga një fazë dhe etapë në tjetrën. Në origjinë fëmija është i sinqertë dhe flet të drejtën, por ai ndikohet dhe ndryshon në varësi të ambjentit. Nëse ai rritet në një ambjent dhe klimë të mbarë dhe të moralshme, sinqeriteti dhe e mira do të vazhdojë dhe në etapat e tjera, në të kundërtën ai fillon të ambientohet me kushtet dhe rrethanat që e rrethojnë. Gjatë gjithë kohës fëmija akumulon dhe mbledh informacion dhe përvoja të reja. Kur im bir flet dhe bisedon me mua, unë nga ana ime duhet t’a njoh natyrën e tij, ndjesor apo me intuitë të zhvilluar. Nëse ai është nga lloji i parë (ndjesor) dhe fillon të krijojë histori dhe ndodhi të paqena, këtu unë e zbuloj se ai po gënjen. Nëse bën pjesë tek grupi i dytë, atëherë e kuptojmë që është nga fantazia e tij.

Megjithatë, dua të theksoj se diçka e tillë nuk duhet të merret si e mirëqenë. Unë si prind duhet të debatoj dhe diskutoj me fëminë tim mbi ndodhinë që ai rrëfen, me qëllim që t’a zbuloj nëse ai pasqyron një të vërtetë apo flet mbi fantazinë e tij.”

Check Also

Mendimet e shëndosha çojnë në veprime të drejta dhe të shëndosha

Dijetari i madh Ibn Kajjim el- Xheuzijje, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij El-Fawa’id,…