Falje për të gjitha mëkatet e mëparshme

Kur dikush bëhet musliman, Zoti ia fal të gjitha mëkatet e mëparshme. “Një njeri i quajtur Amër erdhi tek i Dërguari Muhamed (paqja qoftë mbi të) dhe tha: “Më jep dorën e djathtë të të jap besën për besnikëri.” I dërguari i zgjati dorën e djathtë, mirëpo Amri e tërhoqi papritur dorën e tij. I dërguari e pyeti: “Çfarë të ndodhi o Amër?” Ai u përgjigj: “Kam një kusht.” “Cili është kushti yt.” “Të më falen të gjitha gjynahet.” Profeti i tha:“A nuk e di se hyrja në Islam i fshin të gjitha gjynahet e mëparshme?” Pas hyrjes në Islam personi do të shpërblehet për veprat e tij të mira apo të këqija, ashtu siç shpjegohet në këtë hadith: “Zoti juaj i Madhëruar është i Mëshirshëm. N.q.s. dikush ka ndërmend të bëjë një vepër të mirë, por nuk e bën atë, atij do t’i shkruhet një vepër e mirë; nëse ai e bën atë do t’i shkruhen dhjetë, deri në shtatëqind apo më shumë herë. Nëse dikush ka ndërmend të kryejë një vepër të keqe, por nuk e bën, atij do t’i regjistrohet një vepër e mirë; n.q.s ai e bën, do t’i shkruhet një vepër e keqe ose Zoti do t’ia falë.”

Check Also

SHENJAT E KIJAMETIT (Shenjat e vogla, shenjat që kanë ndodhur, shenja të cilat nuk kanë ndodhur akoma, shenjat e mëdha të kijametit)

SHENJAT E KIJAMETIT Shenjat e vogla Pjesa e parë: Shenjat që kanë ndodhur: 1. Dërgimi i Pe…