Hixham eshte nxjerrja e gjakut te prishur nga trupi, me ane te prerjes siperfaqesore ne vende te caktuara te lekures. Padyshim se hixhami ka baze ne islam e kjo shihet me se miri ne fjalet e te Derguarit te ALLAHUT -paqja dhe shpetimi I Allahut qofte mbi te- ku thote:Ju keshilloj ne berjen e hixhamit(Buhariu). Gjithashtu transmetohet nga Ebu Hurejre se Pejgamberi -alejhi selam- ka thene: Nese ne diçka gjeni sherim, ajo eshte hixhami(Sahih Ebu David).

Transmeton Abdullah iben Mesudi se Pejgamberi – paqja dhe shpetimi i Allahut qofte mbi te-ka thene:Sa here qe kam kaluar naten e Isras, ne ndonje grumbull te melaikeve, me kane thene: O Muhamed urdhero umetin tend me hixham, sepse me se miri me çka mund te sheroheni eshte hixhami.(Sahih Tirmidhi)

Rendesia e hixhamit eshte konstatuar edhe ne menyre shkencore.

Nje ekip i mjekeve te njohur sirian kane studiuar nxjerrjen e gjakut me hixham ne nje studim profesional, dhe kane krahasuar ate me gjakun e nxjerrur nga venat tek nje numer i madh i pacienteve, dhe pas shume rezultateve qe kane nxjerrur, ne fund kane konkluduar se: Procesi i hixhamit largon rruzat e kuqe te padeshiruara dhe njeherit le ne trup rruzat e bardha, perderisa nxjerrja e gjakut nga venat humb perberjet e dobishme te gjakut me gjithe rruzat e kuqe te deshiruara dhe te padeshiruara.

 

Check Also

Migrena apo kokëdhembja migrenoze dhe trajtimi me Hixhame !

Migrena apo kokëdhembja migrenoze dhe trajtimi me Hixhame ! Migrena mund të japë dhembje t…