E tëra filloi me njerëz të famshëm, si aktorja holivudiane Jennifer Aniston, ndërsa duket se edhe atletët olimpikë këtë vit i janë bashkuar kësaj teknike të re të shërimit të quajtur hixhameapo terapia me kupa.

36F55E1F00000578-3727698-image-a-2_1470549700857

Disa sportistë olimpikë të SHBA, janë parë në foto me disa shenja të vogla rrethore nëpër shpinë dhe shpatulla, pikërisht prej tyre.

Kjo teknikë e shërimit daton që nga kulturat e lashta egjiptiane, kineze dhe të Lindjes së Mesme dhe konsiston në aplikimin e gotave të qelqit mbi lëkurë, të cilat thithin gjakun e ndotur në funksion të pastrimit të tij, si një formë për shërmin nga shumë dhembje trupore.

Disa teknika, të cilat përfshijnë gota të nxehta, janë më të favorizuarat nga notuesi i njohur botëror, Michael Phelps.

Ai madje përfshiu një sekuencë, në të cilën shihet gjatë një tretmani kurues për një spot promocional të titulluar “Sundoje veten tënde”.

36F55E0B00000578-3727698-image-a-1_1470549691093

Gjimnasti i ekipit amerikan, Alex Naddour po ashtu është i kënaqur të paraqitet në publik, dhe madje ka postuar në instagram një foto të tij me shenjën e kupave në lëkurë.

Naddour tha për USA Today se terapia e kupave “ofron lehtësim të dhimbjeve dhe goditjeve që vijnë prej gjimnastikës”.

“Kjo ka qenë fshehtësia që kam ruajtur gjatë gjithë vitit, e cila më ka mbajtur mua të shëndoshë’, tha Naddour. ‘Ka qenë më efektive sesa të shpenzoj sasi të mëdha parash në çdo gjë tjetër’.

Ai shtoi: “Trupat tanë do të dhembin pas një kohetë gjatë në këtë profesion. Është gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë. Më ka kursyer nga shumë dhembje”.

36F55E1300000578-3727698-image-a-3_1470549705564

Shumë prej shokëve të tij të ekipit po ashtu aplikojnë të njëjtën procedurë kuruese.

Kapiteni i ekipit, Chris Brooks thotë: “Ndonjëherë lëndohem në një pjesë të trupit, dhe them, ok jam lënduar këtu. Vetëm vendosi një filxhan qelqi, dhe kërkoj nga një shok i ekipit tim të më ndihmojë apo e bëj dhe vetë këtë”.

Ndërkohë, ish-notari olimpik amerikan, Natalie Coughlin po ashtu ka postuar disa foto të tij me kupa në shpinë dhe shpatulla, në faqen e tij të Instagramit. /tesheshi.com/

Check Also

Migrena apo kokëdhembja migrenoze dhe trajtimi me Hixhame !

Migrena apo kokëdhembja migrenoze dhe trajtimi me Hixhame ! Migrena mund të japë dhembje t…