Andaluzia e dikurshme – Spanja e sotme – mbahet si ndër krenaritë e qytetërimit islam në botë. Për 700 vjet, muslimanët sunduan e ndërtuan aty një parajsë tokësore me Kordobën si kryeqendër, ku dhe sot e kësaj dite janë të gjalla e të prekshme gjurmët e një modeli zhvillimor ndër më fantastikët që ka njohur bota.

Si një dëshmi e kësaj të djeshme të artë në qoshen jugperëndimore të Europës, është dhe letra e një djaloshi francez, e cila daton afro një mijë vjet më parë.

Ai është i shtruar në një spital andaluzian ku po kurohet dhe që aty i përcjell këtë letër të atit:

“Babai im i dashur! Ju përmendët në letrën tuaj se do të më dërgoni disa para për trajtimin tim, por nuk më duhet fare para, sepse trajtimi në këtë spital muslimanësh është i lirë. Dhe jo vetëm kjo, por spitali i paguan secilit pacient një rikuperim prej 5 dinarë të artë dhe i jep rroba të reja kur ai largohet nga spitali, në mënyrë që ai të mos ketë nevojë të punojë gjatë periudhës së rehabilitimit shëndetësor.

Babai im i dashur! Nëse dëshironi të më vizitoni, do të më gjeni në Departamentin e Kirurgjisë dhe Trajtimit të Inflamacionit Reumatik të Nyjeve. Përveç dhomës sime ka një bibliotekë dhe sallë leximi ku mjekët takohen çdo ditë dhe dëgjojnë ligjërata nga profesorët e shkencave mjekësore.

Departamenti i Gjinekologjisë dhe Sëmundjes së Grave ndodhet në anën tjetër të oborrit të spitalit dhe burrat nuk lejohen të hyjnë në të.

Në anën e djathtë të oborrit të spitalit është një sallë e madhe pritjeje, ku ka një bibliotekë të pasur, e ku pacientët mund të kalojnë kohën dhe duke lexuar.

Babai im i dashur! Çdo hapësirë në këtë spital është jashtëzakonisht e pastër, ndërsa shtrojet e jastëkët në të cilën flemë janë bërë prej kanavace pambuku nga Damasku, ndërsa mbulesat prej kadifeje të butë.

Të gjitha dhomat e spitalit janë të pajisura me ujë të pastër, i cili qarkullon me tuba të veçantë, dhe në çdo dhomë ka ngrohës për ditët e dimrit.

Ndërsa ushqimi përbëhet nga mish pule dhe lloje të ndryshme perimesh e frutash, kështu që disa pacientë nuk duan të largohen nga spitali pikërisht nga ushqimi i shijshëm”. /tesheshi.com/

Check Also

Interesat

Interesat Në procesin e jetës, njeriu zgjeron çdo ditë kontaktin me botën që e rrethon, de…