Paga e drejtorit gjeneral Ardian Zalli, është më e madhe se 5200 euro në muaj që është e barabartë me pagën e pesë ministrave në Qeverinë e Kosovës

trusti ne kosove

Punëtorët e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, janë më të paguarit në Kosovë. Paga e drejtorit gjeneral Ardian Zalli, është më e madhe se 5200 euro në muaj që është e barabartë me pagën e pesë ministrave në Qeverinë e Kosovës, shkruan gazeta Zëri.

 

Po ashtu paga e drejtorit është shumë më e madhe edhe në raport me pagën e drejtuesve tjerë të institucioneve të rëndësishme të pavarura në vend.

 

Paga mujore e ish-guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Gani Gërguri, ka qenë rreth 3500 euro në muaj. Po kaq është edhe paga mujore e Shkelzen Llukës, i cili ka kohë që mbanë pozitën e drejtorit ën Agjencinë Kosovare të Privatizimit. Po nuk janë vetëm menaxherët në FKPK që marrin paga të larta. Në bazë të një përllogaris del se paga mesatare në këtë institucion është 1300 euro., rreth katër herë më e madhe se paga mesatare në vendin tonë.

Check Also

Halil Kastratit i bëhet ftesë për kyqjen në partitë politike , ja cka thotë ai

Të nderuar qytetarë, ditëve të fundit jam kontaktuar nga shumë gazetarë si dhe kam pranuar…