tranguj
Per te ruajtur shendet te mire duhet te kontrollohet dhe te ekuilibrohet ngrenia e ushqimit dhe e frutave. Krijimi i ekuilibrit te ushqimit do te pengoje cfaredo demi qe mund te permbajne ato dhe do te optimizoje dobite e tyre.
Hurmat e freketa te pjekura (rutab) jane te nxehta dhe te lengeta ne shkalle te dyte. Ato i ndihmojne simptomat e perzierjes se dobet te sekrecioneve te keqija te lukthit qe shkaktohen per shkak te vleres se ulet kalorike te ushqimit dhe ndihmojne gjendjen e substancave me natyre te ftohte ne lukth. Ato gjithashtu pajtohen me lukthin, e ndihmojne absorbimin e materieve ushqyese ne zorre dhe i permiresojne dobesite e tretjes njesoj sikurse e permiresojne temperaturen e trupit kur i perziejme me shurup mjalti dhe uthull88 ose me trendafil te eger. Megjithate, hurmat e pjekura prishen shpejt.
Hurmat e fresketa te pjekura e shtojne sasine e fares se mashkullit, ndersa ngrenia e tepert do ta ngacmoje gjakun, do te shkaktoje dhembje koke, do te krijoje pengesa ne enet e gjakut, do te shkaktoje dhembje ne fshikezen urinare, do te shtoje etjen dhe do t’i demtoje dhembet. Nga ana tjeter, kastravecat kane shkallen e dyte te ftohtesise dhe lageshtise. Ata e shuajne etjen dhe stimuloje fuqine me ane te eres se tyre shume te mire. Ata e ftohin gjendjen e keqe (perzierjen e kater sekrecioneve themelore te trupit) te lukthit, i ekuilibrojne funksionet gastrointensitale dhe e ulin temperaturen. Farat e thara te kastravecit, te bluara, te situra dhe te bera emulzion e shuajne etjen, do te ndikojne si diuretik dhe do ta pakesojne dhembjen e fshikezes urinare, kurse larja (ferkimi) e dhembeve me farat e thara e te bluara te kastravecit i zbardhe dhembet. Keto jane vetem disa nga dobite e shumta.
Te gjitha se bashku, hurmat e fresketa te pjekura jane te nxehta, ndersa kastravecat te ftohte. Secila do t’i kompensoje mangesite e tjetres, do t’i ekuilibroje dhe do t’i permiresoje proceset mbrojtese digjestive. Pasojat e keqija te hurmave mund te neutralizohen duke ngrene fare bademi dhe hashashi. Ne te vertete kundervenia ndaj cdo substance te merzitshme do t’i ekuilibroje kundershtite e saj, do t’i eleminoje demet e saj dhe do t’i vere ne dukje dobite e saj. Ky eshte thelbi i ligjit natyror, qe eshte themel i sherimit mjekesor, mbeshtetje per ruajtjen e trupit te shendoshe dhe te forte, si dhe eshte berthame e mjekesise si shkence. Ne hadithet eshte shenuar se Aishja (Zoti qofte i kenaqur me te!) ka thene: “Me kane dhene per te ngrene te gjitha llojet e ushqimeve, per te shtuar peshen e trupit, por nuk kam arritur asgje. Pastaj kane shtuar kastravec dhe hurma te fresketa ne ushqimin tim, dhe kjo me ndihmoi”. Prandaj, e ftohta eshte perzier me te nxehten, e nxehta me te ftohten, e lageshta me te thaten dhe e thata me te lagshten. Kjo do t’i nxjerre jashte demet e tyre dhe do t’i ekuilibroje pasojat e tyre. I ngjashem me kete teori eshte udhezimi i te Derguarit per perzierjen e sanes me gjalpe dhe mjalte (sunut) si laksativ i lehte natyror, sepse sunut i zbut pasojat e gjetheve te sanes. Qofte i lavderuar All-llahu dhe Ai le t’i derdhe te gjitha bekimet e Veta me te medha mbi te Derguarin e Vet , salaAllahu alejhi we selem, i cili ka qene derguar per te ndihmuar ne permiresimin e gjendjes se zemrave, te jape udhezime per ruajtjen e shendetit te mire dhe t’i sherbeje secilit ne pikepamje te mireqenies se tij ne kete bote dhe ne jeten pas vdekjes.

Check Also

Shërim me dhe dhe me pështymë

Aishja r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. këndonte për rukja këtë dua: “Bismil…