Disa nga arritjet e Sulltan Abdulhamit Han gjatë Sulltanatit të tij.

1. Themeloi bankën bujqësore.
2. Themeloi një universitet në Pekin.
3. Hapi muzeun e arkeologjisë.
4. Hapi farmacinë e parë moderne.
5. Themeloi një kompleks islamik në Paris.
6. Themeloi shkollën e parë dentare në botë.
7. Krijoi Llixhat e para të ngrohta të Yalovas.
8. Hapi një xhami dhe një shkollë në të gjitha fshatrat.
9. Për herë të parë futi energjinë dhe gazin për publikun.
10. Dhuronte objektet e tij të zdrukthëtarisë të bëra me dorën e vet për veteranët.
11. Ai hapi 1414 shkolla fillore në Ballkan.
12. Solli veturën e parë dhe ndërtoi 55 km rrugë asfalti për të.
13. U dhuronte libra sipas dëshirës studentëve gjatë ceremonisë së diplomimit.
14. Bleu 3030 saksi me lule nga gjitha vendet e botës dhe i shtonte lulet çdo vit.
15. Krijoi uzinën Yıldız Cini, fabrikat e letrës Beykoz dhe Kağıthane.
16. Shpërndante qymyr druri për njerëzit më të varfër duke e paguar nga xhepi i tij.
17. Ndërtoi nëndetësen e parë në botë, plotësisht me shpenzimet e tij.
18. Ai hapi spitalin e parë psiqiatrik (Spitali i trajtimit të Stambollit Daru’ l-retiens).
19. Urdhëroi ndërtimin e hekurudhave Jeruzalem-Xhaffa, Ankara-Stamboll dhe atë të Hixhazit.
20. Paguante një pjesë e parave nga pasuria e tij për të shpëtuar ata që përballeshin me një dënim me burg për borxhe të ndershme (jo borxhe harami, kumar, alkool, vjellje etj).
21. Bleu ishullin Lesbos, Francës, me paratë e huazuara nga
gruaja e tij Fatma Pesend Hanëm.
22. Ai personalisht fabrikoi patericat për ushtarët e plagosur që u kthyen nga Beteja e Thesalisë.
23. Ndërtoi një nga metrotë e para në botë midis Karaköyt dhe Taksimit.
24. Ndërton tramet dhe tramvajet e para elektrike.
25. Këmbënguli në veshjen vetëm me pëlhura të prodhuara në vend dhe themeloi uzinën perandorake të qilimave. (Imperial Hereke Factory.
26. Lidhi Perandorinë me pjesën tjetër të Evropës nëpërmjet instalimit të linjave telefonike.
27. Siguroi ndihmë ushtarake për myslimanët e Azisë Qendrore gjatë luftimeve të Turkestanit Lindor kundër kinezëve.
28. Ai krijoi Bibliotekën Shtetërore “Beyazit” dhe dhuroi përsonalisht për të 3000 libra, mes të cilave 1000 dorëshkrime.
29. Solli shtypshkronjat moderne në Perandori, shpërndau libra falas dhe siguroi përkthimin e 6 mijë librave.
30. Hapi ambasada dhe dërgoi ambasadorë dhe klerikë në Indi, Java, Afganistan, Kinë, Malajzi, Indonezi, Aceh, Zanzibar.

Përgatiti Rozart Dani Luksemburg 

Fotografia e Duka Erjon

Check Also

KURIOZITETI QE DIJETARI MUSLIMAN E KA REGJISTRUAR QE PARA 1000 VITESH

KURIOZITETI QE DIJETARI MUSLIMAN E KA REGJISTRUAR QE PARA 1 MIJE VITESH Para më shumë se 1…