Technology-stressMe zhvillimin dhe popullaritetin e rrjeteve shoqërore, si Facebook, Twitter, Viber etj, disa prej nesh janë gjithnjë të “pakapshëm” ose të “paarritshëm”, dhe studimet kanë treguar se kjo gjë po shkakton stres gjithnjë e më shumë persona. Nëse ju ndjeheni të poseduar nga teknologjia, ja 5 mënyrat për të menaxhuar “stresin digjital”

Gjeni kohë për veten tuaj

Sipas një studimi të kryer nga VTech dhe Toluna, të qënit vazhdimisht i gatshëm për punë ishte arsyeja e parë që shkakton stresin e lidhur me teknologjinë dhe gati një e katërta shpenzonin më shumë kohë duke punuar për shkak të tij. Edhe pse mund t’ju duket joshëse kontrolli i postës elektronike (e-mail) si dhe përgjigja e telefonatave të punës pas jeni larguar nga zyra, e rëndësishme është që të gjeni pak kohë për veten tuaj dhe t’i shmangeni stresit që shkaktohet nga puna. Bëjini të ditur kolegëve tuaj se do të jeni i padisponueshëm për pak kohë, fikni telefonin dhe kompjuterin dhe jepini kohë vetes tuaj për një mbrëmje relaksuese.

Bëni dush, lexoni një libër, bëni ushtrime fizike apo cfarëdo aktiviteti që ju ndihmon të ctendoseni dhe të qetësoheni. Edhe nëse do t’ju duhet të kontrolloni e-mailet pas orarit të punës, të paktën mundohuni që ta rralloni sa më shumë këtë “ves” dhe përfitoni nga koha kur telefoni juaj është i fikur.

Zhvilloni biseda ballë për ballë

Një nga problemet kryesore të komunikimit kryesisht nëpërmjet e-maileve, rrjeteve shoqërore ose mesazheve është se mund të jetë e vështirë për të dalluar tonin e zërit apo kuptimin e asaj që doni të përcillni. Prandaj, shumë lehtë mund të lindin keqkuptimet. Gjithashtu do t’ju duhet të prisni për një përgjigje. Që edhe kjo mund të jetë shkak për një stres dhe ankth të zgjatur.

Për të shmangur stresin dhe situatat e panevojshme, përpiquni të zhvilloni biseda ballë për ballë dhe lërini mënjanë e-mailet dhe mesazhet. Shumë prej nesh sot janë më shumë të varur nga teknologjia sesa nga takimi ballë për ballë me njëri-tjetrin. Gjetja e kohës për biseda të vërteta me miqtë do të ndihmojë për gjallërimin e marrëdhënieve shoqërore etj.

Bëhuni selektivë me kontaktet tuaja

Të qënit i “mbytur” vazhdimisht me mesazhe nga rrjetet shoqërore dhe leximi i e-maileve nga persona që ju shkaktojnë stres mund të ndikojë në humorin dhe ditën tuaj. Për këtë është mirë që të jeni selektivë ose përzgjedhës për kohën dhe personat që ju vendosni të jeni i disponueshëm.

Shumë prej nesh ndihen të detyruar të pranojnë të gjitha kërkesat për shokë nga miqtë në rrjetet sociale si dhe të japim detajet personale, por bëjeni këtë vetëm nëse e mendoni të drejtë.

Nëse nuk jeni të sigurt për të qënit vazhdimisht i disponueshëm për ndonjë person, mundohuni që me kujdes dhe pa e ofenduar personin t’i shpjegoni që nuk e përdorni shpesh atë formë komunikimi.

Përndryshe, nëse nuk dëshironi të jeni vazhdimisht i disponueshëm për kolegët tuaj, krijoni një llogari apo adresë për të komunikuar vetëm me ta, ku ju mund të hyni kur të keni dëshirë për të komunikuar vetëm me ta, pa i ndërthurur me kontaktet e miqve tuaj.

Ndryshimet e komunikimit dhe futja e pajisjeve të reja teknologjike

Sipas studimit të VTech dhe Toluna, shkaku i dytë kryesor që shkakton stresin teknologjik ka të bëjë me ndryshimet e shpeshta teknologjike. Megjithatë, është e rëndësishme që të kuptojmë se nuk është thelbësore të kemi cdo pajisje të re teknologjike që del në treg, në kushtet kur kjo teknologji po ndryshon me hapa galopante. Megjithëse, mund ta keni të vështirë t’i rezistoni modelit të fundit të celularit apo iPod-it ose të krijoni një llogari për cdo rrjet social në qarkullim, mos harroni se teknologjia është menduar të jetë atje për të përmirësuar jetën tuaj dhe jo për t’ju shkaktuar stres. Nuk ia vlen që të lini teknologjinë t’ju prishë humorin, kështu që mundohuni të fokusoheni në atë që ju duket e dobishme dhe mos u vini nën presion nga këto prirje. Nga ana tjetër, nëse doni të dini rreth një pajisje të vecantë që ju shërben për punën tuaj, ose nëse mendoni se do t’ju përmirësojë jetën, ndiqni një kurs ose pyesni dikë që t’ju ndihmojë për mënyrën e përdorimit, në vend që ta lini atë t’ju shkaktojë mërzitje.

Bëni një “detoksikim digjital”

Shumë prej nesh e shpenzojmë shumicën e kohës në internet, ose duke dërguar mesazhe me anë të telefonit celular. Sidoqoftë, kjo mund të bëjë që të humbisni rastin për disa burime të përditshme kënaqësie, si bisedat me personat rreth nesh etj.

Për të pakësuar stresin dhe për të gjetur kohë pë më shumë veprimtari të dobishme, mundohuni të bëni një detoksikim digjital.

Shpenzoni një javë, ditë apo pasdite pa teknologji dhe jetoni në botën e vërtetë. Dëgjoni cicërimat e zogjve në vend të muzikë në iPodin tuaj, hidhni sytë në një peizazh natyror në vend që të shihni një imazh në telefonin tuaj. Telefonojini dikujt për bisedë, në vend që t’i dërgoni e-mail. Kur t’i ktheheni përsëri teknologjisë, do të vini re që nuk ishte fundi i botës që ju ndaluat për pak kohë përdorimin e saj. (Albana)

Check Also

Jessi John pranon Islamin nga gjuajtja me parfum

Jessi John pranon Islamin nga gjuajtja me parfum Australiani John pasi urrente Islamin edh…