Dialogu në mes udhëtarit dhe të Dërguarit, alejhi selam

Përktheu: Visar KORENICA

Një herë erdhi një udhëtar në xhami për ta takuar të Dërguarin (Paqja dhe Mëshira e All-llahut qoftë mbi të)… Pas përshëndetjes me Pejgamberin (Paqja dhe Mëshira e All-llahut qoftë mbi të) është pyetur prej nga është. Udhëtari u përgjigj se kishte ardh nga një vend i largët për të marr përgjigje në disa pyetjet. Në vazhdim është dialogu në mes udhëtarit dhe Pejgamberit (Paqja dhe Mëshira e All-llahut qoftë mbi të).

Udhëtari: nuk dua që ndëshkimi të vijë në llogarinë time.
Profeti: sillu mirë me prindërit tuaj.

Udhëtari: dua të bëhem i njohur tek njerëzit si njëri i ditur dhe intelegjent.
Profeti : ki frikë All-llahun çdoherë.

Udhëtari: dua të llogaritem si njëri prej të dashurve të All-llahut.
Profeti: lexo Kur’an çdo mengjes dhe mbëmje.

Udhëtari: dua qe zemra ime te jetë e pastër të shëndrise përherë.
Profeti: kurr mos e harro vdekjen.

Udhëtari: nuk dua të jem larg kurr nga mëshira e All-llahut.
Profeti: çdo herë trajtoje bashkëqytetarin mirë.

Udhëtari: unë kurr nuk dua të lëndohem nga armiqtë e mi.
Profeti: çdo herë ki besim vetëm në All-llah.

Udhëtari: unë nuk dua të jem asnjëherë i turpëruar.
Profeti: bëj kujdes nga veprimet që bën.

Udhëtari: dëshiroj të jetoj gjatë.
Profeti: çdo herë trego mëshirë. (bëmirësi drejtë lidhjes farefisnore).

Udhëtari: dua që mbijetesa ime të rritet-(mbajtje gjallë).
Profeti: çdo herë bëhu me avdes.

Udhëtari: dua të lirohem nga ndëshkimi në varr.
Profeti: çdo herë mbath tesha të pastërta.

Udhëtari: nuk dua të digjem ne zjarr.
Profeti: kontrollo sytë e tu dhe gjuhën.

Udhëtari: si të më falen mëkatet.
Profeti: çdo herë kërko falje nga All-llahu me sinqeritet dhe përkushtim.

Udhëtari: dua që njerëzit të më respektojnë përhërë.
Profeti: kurr mos e largo dorën tëndë kur njerëzit kanë nevojë për ty.

Udhëtari: dua që çdo herë të jem i nderuar.
Profeti: asnjëherë mos e poshtërso dhe përul dikë.

Udhëtari: nuk dua të shtypem (shtrëngim). (shtypje në varr).
Profeti: lexo suren mulk shpesh.

Udhëtari: dua që ta ris pasurinë time.
Profeti: lexo surën wakia çdo natë.

Udhëtari: dua të jem i sigurt dhe në paqe ne ditën e gjykimit.
Profeti: bëj dhikër (përmende All-llahun) nga agimi deri në mbrëmje.

Udhëtari: dua të jem me vëmendje dhe koncentrim të plotë gjatë faljes.
Profeti: çdo herë merr avdes me vëmendje dhe koncentrim

Check Also

Nuk e dëgjon suren Jusuf i dëshpëruari, vetëmse qetësohet

Ibn Ata, Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Nuk e dëgjon suren Jusuf i dëshpëruari, vetë…