gruaja
• CILAT JANË POZICIONET MË TË MIRA NË MARRËDHËNIET SEKSUALE? • ..(26)

? Orgazma vjen më shpejt te burri apo te gruaja? ?

Dijetarët flasin se burri e ka për obligim që ta zgjasë paralojën me gruan e tij në shtrat, që sa më shumë ta përkëdhelë, që t’i thithë buzët e saj, që të lozë me gjinjtë e saj, që të përkëdhelë prapanicën e saj dhe pjesën e poshtme të shpindës, duke i nxitur kështu zonat erogjene derisa gruaja mos ta ndryshojë fytyrën. Atëherë burri mundet ngadalë dhe gradualisht ta fusë organin e tij gjenital në organin gjenital të gruas dhe me tempo të shpejtë ta çojë deri te orgazmi, për shkak se gruaja shumë ngadalë e përjeton kulminacionin sesa burri dhe burri duhet ta ketë parasysh.
? Si ta vendosim balancën seksuale mes burrit e gruas? ?
Për fat të keq, sot ka shumë burra të cilët vetë kënaqen në jetën seksuale, ndërsa nuk ua lejojnë grave të tyre që ta përjetojnë të njëjtën. Kjo dukuri vetvetiu është shkak i ikjes së gruas prej marrëdhënieve seksuale. Vetë fakti se gruaja më ngadalë vjen deri te orgazmi në marrëdhëniet seksuale, kjo e bën burrin faktor kryesor në këto marrëdhënie dhe të obligueshëm që të përpiqet me qëllim që sa më vonë ta prolongojë orgazmën e tij dhe në përputhje me gruan e tij. Hulumtuesit shpesh theksojnë se afërsia e arritjes së orgazmës te gruaja dhe burri është shenjë e suksesit të jetës seksuale.
? Cila është lidhja në mes gjinjve dhe organit gjenital? ?
Lidhja në mes këtyre dyjave është shumë e fortë dhe e pandashme deri në atë masë, saqë e gjithë ajo që shkakton nxitje seksuale te njëra, ajo shkakton nxitje seksuale edhe tjetra. Gjithë ajo që shkakton nxitje seksuale në gjoks, ajo shkakton nxitje seksuale në organet gjenitale dhe në sistemin nervor të gruas.
? A ndikon gjatësia e organit gjenital të burrit në kënaqjen seksuale të gruas? ?
Është e vërtetuar se gjatësia e organit gjenital të mashkullit nuk ka rëndësi në kënaqjen seksuale të gruas. Mund të ndodhë që gruaja të përjetojë orgazmën edhe pa përdorimin e organit gjenital të mashkullit, gjatë kohës së paralojës para vetë aktit seksual. Gjatësia mesatare e organit gjenital të mashkullit sillet prej 13 deri në 18 cm, ndërsa thellësi të këtillë ka edhe organi gjenital i femrës. Këtu duhet të përmendet edhe ajo se organi gjenital i femrës nuk merr pjesë i tëri në nxitjen seksuale dhe në arritjen e orgazmat, por në këtë rol ka vetëm hyrja në vagjinë.
? Si të ruhet dashuria e zjarrtë në martesë? ?
1. Dhuroi gruas lule e cila do ta tregojë tërë madhështinë e dashurisë;
2. Gëzoje atë, duke i dërguar asaj nganjëherë kafjallin në shtrat;
3. Mos i harro ditët e rëndësishme nga jeta jote;
4. Thirre shpesh në telefon nga puna dhe tregoi se sa mendon për të dhe se sa i mungon;
5. Shko me të në piknin gjatë vikendit;
6. Shetitu me të në në kohën e lindjes dhe perëndimit të diellit;
7. Foli asaj për ëndërrat dhe idetë tua, edhe ajo le të marrë pjesë në planifikime;
8. Përpiqu më shpesh ta gëzosh me ndonjë parfum ose me ndonjë dhuratë të ngjashme;
9. Shpesh thuaji se krenohesh me të dhe se mahnitesh;
10. Puthe kur të nisesh prej banesës dhe kur të kthehesh.
————————————————————–
Pjesë nga libri: “Kënaqësia bashkëshortore”
Autor: Nasiruddin Albani, Istanbuli dhe Vedat Lut
————————————————————–
Vazhdojnë postimet të kapitujve tjerë, inshaAllah..

Check Also

SI TË MARRIM GUSUL? – LARJA PAS MARRËDHËNIEVE INTIME

SI TË MARRIM GUSUL? Pas marrëdhënieve intime, guslin duhet marrë ashtu siç ka vepruar i Dë…