Çelësat e së mirës janë:

– çelësi i xhenetit: teuhidi (njëshmëria e Allahut).
– çelësi i dashamirësisë: besnikëria.
– çelësi i diturisë: pyetja.
– çelësi i fitores: durimi.
– çelësi i namazit: abdesti.
– çelësi i haxhit: ihrami.
– çelësi i suksesit: devocioni.
– çelësi i shtimit të të mirave: mirënjohja.
– çelësi i dëshirave të ahiretit: asketizmi në këtë botë.
– çelësi i përgjigjes: duaja.
– çelësi i imanit: të menduarit për krijesat e Allahut.
– çelësi i jetës së zemrave: meditimi për fjalët e Allahut dhe lënia e gjynaheve.
– çelësi i riskut: istigfari dhe devotshmëria.
– çelësi i krenarisë: respektimi i Allahut dhe i të Dërguarit të Tij.
– çelësi i rahmetit: bamirësia ndaj të tjerëve.

Check Also

Emri “ALLAH”

Argument për këtë emër kemi fjalën e Allahut të Lartësuar: “Allahu është vetëm një Allah; …