I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut
qofshin mbi të) tha: “O Ebu Bekër, çdo popull ka festat e veta, ndërsa kjo është festa jonë.” Muslimi [792] Dijetari i madh Ibën Haxher ka thënë:
“Prej dobive që përfitohen nga ky hadith është pëlqyeshmëria e shpenzimit diçka më tepër për familjen gjatë festave të Bajrameve (në blerjen e ndonjë dhurate, apo ushqimeve të preferuara), në mënyrë që të futësh kënaqësi në zemrat e tyre, gjë kjo, e
cila ndihmon në shlodhjen e trupit dhe ripërtërin forcat për t’iu rikthyer përsëri adhurimit. Gjithashu ajo që kuptohet prej këtij hadithi është se vënia në dukje e gëzimit dhe lumturisë gjatë dy festave të Bajrameve, është prej simboleve të fesë.”
“Fet’hul Bari” [vëll. 2, f. 443]

Share

Check Also

3 librat qe Mjekesia Islame ju preferon që t’i lexoni duke qene ne shtepi ne kete kohe

Kurani Famelarte – Ramazani eshte  muaji I Kuranit andaj lexim I kuranit ne kete mua…