Çaj Sherebela Dhe Dobitë E Saj Në Kurimin E Shume Sëmundjeve

Mjeket popullore e lavderojne sherebelen duke e konsideruar si nje nga bimet me sheruese ne bote duke e kategorizuar si nje nder ilaçet me te mira.

Sherebela, ose latinisht Salvia officinalis (nga fjala salvare, qe do te thote te shpetosh apo te sherosh) qe nga lashtesia perdoret per sherimin e gati çdo semundjeje.
Çaji i perftuar nga zierja e bimes perdoret per pastrimin e gjakut, kunder djersitjes gjate nates.

Shkenca moderne ka deshmuar qe sherebela ka veprim antibakterial dhe antikerpudhor, freskon dhe forcon, ndihmon kunder dhimbjeve dhe temperaturave te larta, mund te reduktoje nivelin e glukozes ne gjak, gje qe e ben te dobishme tek diabeti.

Caji I sherebeles me mjalte dhe leng limoni mbetet nje solucion shume I mire per gargara per bajamet e inflamuara dhe gryket e skuqura.
Ne kohet e fundi eshte deshmuar qe sherebela permireson kujtesen dhe ndikon kunder semundjes se Alzheimerit.

Praktika ka treguar qe ne menyre te shkelqyeshme pastron gjakun dhe po ashtu ndihmon mire tek nxjerrja e sekrecionit nga organizmi. Ne menyre pozitive ndikon ne qarkullim, kunder gjakderdhjes dhe inflamacioneve.

Per shkak te veprimit te vet antiseptik, perdoret ne sherimin e eres se pakendshme, problemeve me fyt dhe bajame, kariesit dhe qelbezimit te mishit te dhembeve. Nese keni probleme te tilla, pini çaj nga sherebela.

Sherebela ndikon kunder te vjellave dhe diarrese se shpeshtuar, ndersa me mire se çdo bime tjeter ndihmon punen e zorreve dhe stomakut.

Ne menyre te favorshme ndikon ne problemet femerore. Permireson tonusin e mitres, ka efekt antikerpudhor, ndihmon tek rregullimi i menstruacioneve, vendos ekuilibrin hormonal dhe parandalon problemet e menopauzes.

Sherbela ndihmon edhe ne punen e veshkave dhe parandalon formimin e edemave ne to.

Bima e sherebelës është një bimë, që shërben jo vetëm për qetësim apo për kurimin e disa sëmundjeve, por shumë lehtë ajo mund të ulë edhe temperaturën e lartë. Çaji i përgatitur nga bima e sherbelës mund të pihet çdo mëngjes esëll dhe në mbrëmje vonë. Këshillohet të pihet dy gota prej këtij çaji. Bari i sherebeles është një nga bimët, që njihet në mjekësinë popullore si një ndër bimët më të rëndësishme, që bëjnë uljen e menjëhershme të temperaturës, edhe kur ajo përsëritet herë pas here dhe në mënyrë periodike. Pas zierjes së barit të sherebeles, lëngu i përftuar pihet dy herë në ditë nga një filxhan.

Sherebela lufton tuberkulozin
Çaji i sherebelës shërben jo vetëm si freskues gjatë ditëve të nxehta, por në mjekësi ndihmon edhe në lehtësimin dhe parandalimin e sëmundjeve të shumta. Në mjekësinë alternative ekstrakti i fituar nga gjethet e sherebelës u jep një ndihmesë të madhe të sëmurëve, që vuajnë nga turberkulozi. Në gjethet e bimës ndodhet një fitoncid aktiv, që lufton këtë sëmundje të rrezikshme. Mjekët rekomandojnë pirjen e tre gotave çaji të sherebelës çdo ditë të ëmbëlsuar me mjaltë, pasi ndihmon në lehtësimin e sëmundjes. Gjithashtu, bima sjell rezultate mjaft të mira edhe në sëmundjet, që mund të prekin mëlçinë e zezë dhe tëmthin.Mëlçia është organi qendror i gjithë metabolizmit dhe gjëndra më e madhe e trupit. Detyrat më të rëndësishme të saj janë prodhimi i proteinave të rëndësishme për jetën dhe përpunimin e pjesëve përbërëse të ushqimit.

Dobitë e Çajit Sherebela

–Përdoret kundër stresit
-Për qetsimin e trurit
–Qetsimin e sistemin nervor
-Për forcimin e kujtesës
–Rregullon tretjen në stomak
-Kundër djersitjes
–Rregullon menstruacionet (menopauzen)
-Ndalon rënjen e flokëve (duke larë flokët)
-Për ftofje(laringitit, bronkitit, bajameve)

Përdorimi: Merren tre gota ujë (300ml) dhe hudhen në një enë për të u zier, pastai merret një lugë gjelle nga Çaj sherebela dhe hudhen në enën me ujë dhe lihet të zihet për 3 minuta, pasi të përfundoi kjo procedur lihet të ftohet 20minuta dhe kullohet dhe pihet në darkë.

Kujdes: grate shtatzane dhe ato qe ushqejne foshnjet me gji nuk duhet te perdorin cajin e sherebeles pasi mund te ndikoje ne uljen e prodhimit te qumeshtit te gjirit!

Check Also

Ju këshilloj ta përdorni këtë temjan indian, pasi ai ka ilaç kurues për shtatë sëmundje

Umm Kajs bint Mihsan r.a. tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin a.s. të thotë: “Ju kësh…