Bazat fiziologjike të vëmendjes.

Për të kuptuar bazat fiziologjike të vëmëndjes rol të rëndësishëm luan vatra me nxitshmëri optimale d.m.th. përqëndrimi i nxitjes nervore në disa seksione të caktuara të kores së trurit dhe frenimi i sektorëve të tjerë. Ky fenomen ngjet në sajë të induksionit reciprok. Vatra me nxitshmëri optimale, në një moment të caktuar, përbën sektorin më krijues të hemisferave të mëdha të trurit, në të cilat krijohen lehtë reflekse të reja të kushtëzuara dhe përpunohen me sukses diferencimet. Me këtë vatër lidhet puna më e kthjellët e vëmendjes.
Vatra me nxitshmëri optimale nuk qëndron vazhdimisht në një sektor të kores, por ajo lëviz nga njëri sektor në tjetrin.
Për të dhënë një kuptim më të plotë mbi mekanizmat fiziologjike të vëmendjes, një rëndësi të madhe kanë dhe studimet shkencore mbi dominanten, vatrën me nxitshmëri të tillë që dominon të tjerat dhe mbisundon mbi to. Ndërsa vatra me nxitshmëri optimale është e lëvizshme, dominantja është e qëndruehme.
Vëmendja ka shprehjen e saj të jashtme dhe të brendshme. Shprehja e jashtme e vëmendjes në mimikën dhe lëvizjet, veçanërisht në shprehjen e syve, drejtimin e vështrimit etj. Ndërsa shprehja e brëndshme shfaqet në tensionin nervor dhe muskulor që shoqërohet me lodhjen mendore, fizike dhe me ndryshim në veprimtarinë e organeve të brendshme si pulsi, frymëmarrja etj.

Share

Check Also

TË MENDUARIT DHE TË FOLURIT

TË MENDUARIT DHE TË FOLURIT Njohuri të përgjithshme mbi të menduarit Ndijimet dhe percepti…