“Autokolona e Bereqetit” mbërrin në Maqedoni
Në këtë program morën pjesë kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, deputeti Behuxhudin Shehapi, zyrtarët e ambasadës turke në Shkup, myftiu i Tetovës, Ali Fikri Esati, zyrtarët e bashkisë islame të Tetovës, përfaqësuesi i Komunës së Bajrampashasë, Husejn Shanllë dhe një numër i madh i qytetarëve.
Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi në fjalën e saj që mbajti këtu duke e falënderuar komunën e Bajrampashasë rikujtoi se në këtë nënprefekturë të Stambollit jetojnë një numër i madh i qytetarëve maqedonas. Përshëndetja e të pranishmëve nga ana e Arifit në gjuhën turke tërhoqi interesimin e madh të qytetarëve.
Edhe deputeti Shehapi tha se iftaret e shtruara në Ballkan në kuadër të projektit “Vëllazëria nuk njeh kufi” shton një “qilim kulturor para tyre” dhe shtoi: “Ne jemi duke e punuar të gjithë së bashku këtë qilim kulturor”.
Ndërsa Husejn Shanllë nga komuna e Bajrampashasë së Stambollit i përcolli të falat e përzemërta të Kryeministrit Rexhep Tajip Erdoan dhe kryetarit të komunës së Bajramashasë, Atila Ajdëner.
Pas iftarit në kuadër të këtij manifestimi u organizua edhe një program kulturor.
Në kuadër të programit në Maqedoni, “Autokolona e Bereqetit” sot do të jetë në Kërçovë, të shtunën në Manastir dhe të dielën në Velendovë./trt/
Ne QSUT ndodhet shtruar dhe ne nevoje urgjente per gjak vellai yne Destan Allushi
Thirrje Te nderuar miq! Ne QSUT ndodhet shtruar dhe ne nevoje urgjente per gjak vellai yne…