alkooli

Holandë

Kryeqyteti i Holandës, Amsterdami ka sjellur një rregullore të re përmes së cilës ndalon pirjen e alkoolit në hapësirat publike. Një veprim i tillë do të sjellë përballe me gjobë prej 90 eurosh. Ky ligj i ri synon frenimin e nivelit të trazirave në qytet, e që kohët e fundit janë shtuar dukshëm.

Zyrtarët e sigurisë në Amsterdam janë të vendosur të luftojnë me njerëzit të cilët nuk marrin parasysh rregulloret e reja për shkeljen e ligjit që ndalon pirjen e alkoolit në publik.

Qeveria gjithashtu ka vendosur që alkooli të mos u shitet personave nën moshën 18 vjeçare, duke pasë parasysh numrin e madh të adoleshentëve që abuzojnë me këto substanca. Ndalimi i alkoolit në Amsterdam do të hyjë në fuqi më 1 mars 2014. /mesazhi/

Check Also

Kartëmonedha 5 euroshe që vlen sa 500 euro: Verifikoni mos e keni

Në mesin e kartëmonedhave euro që aktualisht janë në qarkullim, ekzistojnë disa mostra që …