HURMA AXHVE NGA MEDINA KUNDËR MAGJISË DHE HELMIMIT
PYETJE: A është e vërtetë se kush hanë 7 hurma në mëngjes, nuk mund t’i bëhet sihr (magji) ?

Transmetohet nga Sa’d bin Ebi Vekkasi radiallahu anhu, se i Derguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thene: “Kush i ha shtate hurma (axhva) ne mengjes, ate dite ai as nuk do te vuaje nga helmi, as nga magjia”. (Transmetojne Buhariu 10/203 dhe Muslimi 2047)

Transmetohet nga Xhabiri dhe Ebu Seidi, Allahu qofte i kenaqur prej tyre, se i Derguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thene: ”Hurmat jane fruta, fara e te cilave vjen nga Xhenneti.

Ato jane antidot (kunderhelm) kunder helmimit, burim i pasur per rritjen e sasise se spermes, ndersa pirja e ujit te hurmave medinase te konservuara largon magjine e shkaktuar nga syri i keq.” (Transmetojne Tirmidhiu 2067 dhe Ahmedi 3/78)

Hurma axhva, quhen hurmet e thata.dhe më kualitative janë nga Medina.

Ibn Athiri, (Allahu e meshirofte), ka thene: ”Hurmat axhva jane nje lloj i hurmave me ngjyre te zeze. Fillimisht ato i ka mbjelle i Derguari alejhi selam, me duart e veta ne Medine.”

Imam Kurtubiu, (Allahu e meshirofte), ka thene: ”Ate qe e kuptojme nga hadithet eshte se vetem hurmat axhva te Medines e kane karakteristiken e mbrojtjes nga helmimi dhe magjia.”

Hurma [Bëhet fjalë për “hurmën e Arabisë”. Hurma axhve është emri i një lloj hurme të cilën e ka mbjellur vetë Profeti Muhammed (a.s) pas mërgimit në Medine. Ka një ngjyrë të afërt me të zezën, është kokërrmadhe, shumë e bukur dhe e shijshme. İbnü’l-Esîr, en-Nihâye, Acve md. Ayhan Yalçın, Şifalı Bitkiler Ansk., Geçit Kitabevi 1981, s.549. ] përmendet 20 herë në Kur’an si frut dhe pemë e hurmës.

Kjo Hurma mundëson zhvillimin e trupit dhe mendjes. Është ushqyese dhe mbrojtëse kundër kancerit. Relakson mendjen dhe mundëson një qumësht gjiri të bollshëm dhe ushqyes për gjidhënëset. Sugjerohet që gratë lehona të konsumojnë hurma. Ajo gjithashtu heq dhimbjen e fytit, kollën, bronshitin dhe ankesat e të ftohurit. Është e dobishme në kurimin e sëmundjeve të kockave.

Hurma është fruti më ushqyes për trupin në mesin e frutave të tjera. Nëse konsumohet herët në mëngjes pa ngrënë mëngjesin minimizon parazitët e zorrëve ose i zhduk plotësisht.

Esenca e hurmës është e rëndë për stomakun por ndikon në gjallërimin e gjakut. Hurma axhve shëron helmatisjen apo helmimet e rënda si ajo nga pickimi i akrepit.

Mjekësia moderne sot ka zbuluar se hurma përmban 10 elementë të rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit të njeriut. Krahas kësaj hurma përmban dhe sheqerin i cili ndikon në lëvizjen e organeve, shton energjinë e nxehjes dhe lehtëson tretjen e ushqimit.

Hurma përmban të gjitha proteinat dhe vitaminat themelore. Për këtë arsye mjekësia moderne e quan atë si ‘ushqimin kryesor’. Sepse njeriu mund të jetojë edhe me një hurmë për shkak të përmbajtjes të të gjithë elementëve të nevojshëm për ushqyerjen e trupit të tij.

Siç e dimë doktorët i këshillojnë gratë shtatzëna në konsumimin e një lëngu me sheqer para lindjes. Qëllimi i kësaj është shtimi i energjisë së trupit të lodhur të shtatzënës dhe prodhimi i qumështit të nevojshëm për fëmijën e porsalindur. Në këtë pikë hurma tregohet si ushqimi më i mrekullueshëm në rritjen e karbohidrateve dhe shtimin e qumështit, ushqimit kryesor të fëmijës së porsalindur. Allahu i Madhëruar e urdhëroi Merjemen të hante hurma dhe të pinte ujë ditën kur lindi Isanë (a.s): “Shkunde trungun e palmës që të bien mbi ty hurma të freskëta. Ha, pi dhe qetësohu!” (Merjem, 25-26).

Check Also

Si të largohem nga masturbimi ?

Pyetja: Jam vajzë e pamartuar, e re, ka tre vite e më tepër që e bëj masturbimin. Më parë …