A E DINI SE …..

Fiku është një frut i këndshëm dhe i ushqyeshëm. Përdoret i freskët, i tharë dhe i përpunuar në produkte të ndryshme, si: marmelatë, reçel.
Përmban shumë karbohidrate, që në qtë e thatë arrijnë mbi 60 për qind, si dhe albumina e yndyra. Fiqtë e njomë kanë mjaftë vitaminë C, provitaminë A dhe hekur.
Fiqtë rekomandohet të përdoren nga personat e dobësuar, nga anemikët dhe nga ata që e ndiejnë shumë të ftohtët: ata i japin organizmit force dhe nxehtësi.
Nuk këshillohet të përdoren nga ata që vuajnë nga sëmundja e sheqerit. Përdorim të mirë në mjekësinë popullore qtë kanë gjetur kundër kapsllëkut. Por qtë nuk rekomandohet për ata që vuajnë nga diarreja.
Në rastet e acarimit të faringut, të mishrave të dhëmbëve dhe të rrugëve të frymëmarrjes, lëngu i përgatitur nga zierja e qve, jep rezultate shumë të mira.
Qumështi i fikut ka gjetur përdorime praktike për heqjen e kallove, si dhe për lyerje kundër reumatizmave e dhimbjeve të tjera artritike. Qumështi i fikut të egër përdoret me efekt për zhdukjen e lythave nga sipërfaqja e duarve ose e këmbëve. Gjethet e njoma të fikut kanë veti terapeutike shumë të mira kundër sëmundjes së astmës.

Check Also

Pervec bananes edhe levoren e saj mund ta perdoreni per trajtim

Bananja Përdorni anën e brendshme të bananes për të “vizlluar” gjethet e luleve të shtëpis…