urtesite

1- Deshiruan vellezerit e profetit Jusuf alejhi selam qe ta vrisnin, por ai nuk vdiq!!

2-Deshiruan te fshinin gjurmet e tij, por vlerat e tij u ngriten edhe me shume!!

3-E shiten ate qe te jete skllav, nderkohe qe ai u be pronar e minister!!

4-Ata deshiruan te fshinin dashurine e tij nga zemra e babait te tij Jakubit, por ajo u shtua edhe me shume!!

5- Kur Jusufi ishte ne burg, ai u vleresua prej te mireve nga shoket e tij, porse Allahu i nxori ata nga burgu perpara tij, ndersa Jusufi -me gjithe vlerat qe kishte-serisht mbeti ne burg edhe per disa vite!! I pari u lirua qe te behej sherbetor, i dyti doli nga burgu qe ta vrisnin, ndersa Jusufi priti edhe per shume kohe!! Porse me ne fund ai doli qe te behej guvernatori i Egjiptit, te takonte prinderit dhe te gezohej duke jetuar me ta.

6-Te jesh i sigurte se Allahu nuk harron… dhe se Ai nuk e humb kurre shperblimin e te mireve

7-Kur Jakubi tha: “kam frike se do ta haje ujku”. Jusufi humbi gjurmet, ndersa Jagubi u verbua nga pikellimi. Ndersa kur tha: “une ja dorezoj çeshtjen time Allahut”. Allahu ia ktheu Beniaminin, Jusufin por edhe shikimin! Ndaj dorezoja çeshtjen tende Allahut se vertet Ai ka urtesi te madhe ne ate qe vepron.

8-Nje dijetar ka thene: “Une e lus Allahun kur kame nevoj dhe nese ma dhuron kerkesen gezohem nje here! Por nese nuk ma ploteson ate gezohem dhjete here, sepse e para ishte zgjedhja ime ndersa e dyta ishte zgjedhja e Allahut. Lexoje me vemendje kete sure se çudite dhe mesimet ne te nuk kane te sosur!!

Bledar Haxhiu.

Check Also

Që kur filluam ta praktikojmë këtë këshillë, hajri dhe nafaka na vinin nga të gjitha anët

Para tre vjetëve vizitova një shoqe shumë të dashur pasi që ajo ishte martuar. Jetonin bas…